Fjalimet në protestë kanë sjellë një tjetër moment të pazakontë, këtë herë nga një protestuese që e lidhi praninë e saj në shesh me një hall personal.

“Jam këtu se kam një hall të madh. Më ka lënë burri për gjëra koti”, u shpreh ajo, duke shtuar më pas se i është vjedhur shtëpia në Korçë dhe se i është shitur shtëpia e prindërve.

Protestuesja u ankua gjithashtu se nuk i jepet e drejta e fjalës për të treguar problemin e saj publikisht.

Deklarata e saj u bë gjatë fjalimeve në protestë, ku krahas thirrjeve politike, herë pas here janë shfaqur edhe "shqetësime" personale të qytetarëve.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55

    Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?