Shpërthejnë ujrat e zeza, në zonën më të frekuentuar të Sarandës, pranë Hotel Butrintit, si pasojë e një tubacioni të çarë.
Si rezultat gjithë ujrat e zeza kanë përfunduar në det duke bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit.
Ende në vendngjarje nuk kanë shkuar shërbimet e higjenës për të verifikuar apo ndërhyrë.
Menjëherë pas shpërthimit të ujrave të zeza kanë filluar punimet për gjetjen dhe zëvendësimin e tubacionit të çarë.
Përfundon puna për zëvendësimin e tubacionit të ujrave të zeza
Puna për zëvendësimin e tubacionit të ujrave të zeza, i çarë mëngjesin e sotë, ka përfunduar. Sipas punonjësve, çarja ka ardhur si pasojë e cilësisë së dobët të materialeve, të cilat nuk kanë përballuar presionin
Vlen për tu theksuar fakti që vetëm pak muaj më parë në Sarandë përfundoi një investim disa milionë euro për rrjetin e kanalizimeve.
Shpërthimi i ujrave të zeza ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugën Sarandë- Ksamil, duke devijuar qarkullimin për kalim nga Çuka.
/Shqiptarja.com

VIDEO