SARANDE-Drejtoresha e Hipotekës Adriana Shehu, e arrestuar dje nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës, u lirua sot nga gjykata kundrejt garancisë pasurore
Adriana Shehu, përfaqësuese e Partisë Socialiste, akuzohet për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në fushatë, ndërsa 20 ditë më parë ishte pezulluar nga detyra për shkak të këtyre akuzave me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.
U arrestua ditën e lindjes, përfundoi në spital
Drejtoresha e Hipotekës u arrestua dje, teksa ishte duke pushuar me vajzën e saj në Borsh dhe po festonte ditën e lindjes, ndërsa pas gjendjes së rënduar emocionale është dërguar në spital.
Ndersa sot doli para gjykates per masen e sigurise dhe trupa gjyqesore vendosi lirimin e saj kundrejt garancisë pasurore.
Në muajt e fundit para se të pezullohej nga ministri teknik i Drejtësisë Bardhi, Adriana Shehu u akuzua edhe nga Berisha në një nga postimet e tij në faqen e Facebook.
Drejtoresha e arrestuar, njeriu i Kokëdhimës
Drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, që u prangos dje për shpërdorim detyre dhe u lirua sot ishte një nga njerëzit e besuar të ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Ai në një status në faqen e tij në Facebook në qershor të 2014 ndër të tjera e komplimentonte për punën e saj në krye të institucionit, pasi sipas tij, me ndryshimet që ishin bërë, administrata ishte vendosur në shërbim të popullit.

Statusi i Koco Kokedhimes per Ana Shehun
Pas pezullimit Ana Shehu tha në 3 qershor: Akuza politike
Në një reagim në rrjetin social Facebook të datës tre qershor ajo është shprehur se shkarkimi i saj është i padrejtë.
Sipas dalja publike në krah të një kandidati për deputet ka qënë në datat 14 dhe 20 maj që sipas saj kanë qënë ditë fundjave pra ka qënë pushim dhe jo në orarin e punës.
Pershendetje miq dhe dashamires ! Para pak castesh jam vene ne dijeni nga media per shkarkimin tim si Regjistruese e ZVRPP Sarande .
"Eshte e habitshme sesi nje tendence politike hedh poshte punen time disavjecare ne drejtimin e nje institucioni dikur gangren e sot kaq dashamires dhe ne sherbim te qytetareve.
Dalja ime publike ne krah te kandidatit per deputet perkon me dite pushimi konkretisht data 20 maj ora 10.30 dite e shtune "Dita Kombetare e Jetimeve " dhe date 14 maj ora 11 dite e diel .
Ne asnje nga keto aktivitete nuk kam dale kunder percaktimeve te Urdherit te Kryeministrit nr 65 date 12.05.2017. Duke ju falenderuar per suportin e vazhdueshem me mirenjohje Adriana Shehu" tha ajo në 3 qershor.
/Shqiptarja.com

VIDEO