Një rast i ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Sarandës është goditur nga blutë e këtij qyteti.
Në kuadër të operacionit të koduar “Ladies”, kanë rënë 4 persona.
Personat e arrestuar
B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë.
A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion).
D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).
Personat e arrestuar janë kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.
Burime nga policia bëjnë me dije se vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Ushtrimi i Prostitucionit", neni 113 i Kodit Penal.
Dyshohet se në Saranda ka një rrjet të gjerë prostitucioni, pasi janë arrestuar vetëm klientët dhe prostitutat.
Ende nuk është zbuluar cilët kanë qenë personat që u gjenin klientë vajzave.
Burime të Report TV thonë se janë disa persona nën hetim në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni. Pak muaj më parë kanë qenë rrjete prostitucioni në Tiranë dhe në Durrës, të cilët janë zbuluar nga Policia.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com