Sarmale, Japrak me gjethe lakrash mbushur me mish të grirë dhe oriz nga Albana

Sarmale, Japrak me gjethe lakrash të egra

Përbërësit:

  • 1 lakër e egër ose jeshillëqe sipas dëshirës
  • 100 gr oriz
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 qepë
  • 1 lgj piper i kuq i ëmbël
  • Kocka derri ose mish i tymosur
  • Kripë, piper i zi
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Pastrojmë gjethet dhe i lëmë pak në ujë të vluar. Kaurdisim mishin e grirë me qepën derisa të kokrrizohen, shtojmë pak lëng kockash. Shtojmë bimët aromatike me erëzat duke rregulluar dhe shijen me pak kripë. Në një tenxhere vendosim disa gjethe jeshillëqesh. Mbledhim japrakët dhe i rradhisim në tenxhere. Sipër vendosim disa kocka të mishit të derrit. I lëmë të gatuhen mirë dhe në fund i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për vetëm 10 minuta.  Ndërkohë në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq dhe pak këng kockash dhe e hedhim në fund mbi japrakët në momentin e servirjes.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)