Ndonëse në Itali ka një garë të ethshme për titull në 4 javët e mbetura të Serie A, një lajm “bombë” vjen nga e përditshmja “Tuttosport”, teksa e sheh trajnerin Sarri së bashku me Elseid Hysajn te Chelsea.
Gjatë kësaj jave Alessandro Pellegrini, gjithmonë krahu i djathtë i trajnerit napolitan, ishte në Londër për një intervistë me menaxhmentin e Chelsea. Ekipi i presidentit Roman Abramovich, i cili do të përshëndet me Antonio Conte në fund të sezonit, është duke menduar Sarrin si një trashëgimtar të denjë.
Tashmë është gati një kontratë dyvjeçare, prej 5 milionë eurosh neto (plus bonuse) dhe 8 milionë euro për të zgjidhur kontratën me Napolin, sipas klauzolës ekzistuese të lirimit.
Qëllimi i Chelsea do të jetë për t’i dhënë mundësinë Maurizio Sarrit të marrë në Londër edhe dy nga lojtarët e tij: Koulibaly (që kushton 100 milionë euro) dhe Hysaj (55 milionë euro, ka një klauzolë që vlen vetëm për thirrjet ndërkombëtare).
Një skenar që aktualisht duket fantazi, por në disa javë mund të marrë shumë më tepër konturet e vërteta, sa më shpejt që Maurizio Sarri të shpallë zyrtarisht zgjedhjen e tij: të vazhdojë, apo jo me Napolin.