ITALI - Sassuolo ka mundur të sigurojë një biletë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Serie A në futbollin italian. Skuadra e drejtuar nga Fabio Grosso ka dominuar dhe ka udhëhequr Serie B thuajse gjithë sezonin, duke merituar që pesë javë nga fundi i kampionatit të arrijë objektivin madhor, teksa është në garë me Pisan për titullin kampion, që ende nuk e ka siguruar matematikisht.

Trajneri Fabio Grosso dhe lojtarët e tij mundën të festonin, pasi barazimi i sotëm 2-2 kundër Mantovës rezultoi i mjaftueshëm. Sassuolo ka qenë praktikisht në krye të tabelës nga fillimi i sezonit duke grumbulluar 75 pikë në 33 ndeshje, falë 23 fitoreve, gjashtë barazime dhe katër humbjeve.

Ata kanë sulmin më të mirë me 73 gola të shënuar, duke pësuar 34. E vetmja skuadër që ende mund të parandalojë Sassuolon të fitojë titullin e Serisë B është Pisa, por ka një diferencë prej nëntë pikësh me kreun.

Pas një sezoni jo në elitë, tanimë Grosso dhe të tijtë do provojnë të bëjnë mirë edhe në Serie A.