Sassuolo-n frikëson Interin deri në ekstrem, por zikaltërit rikthehen te fitoret me 'zemër në dorë'

Sassuolo-n frikëson Interin deri në ekstrem, por zikaltërit rikthehen te fitoret me 'zemër në dorë'

Inter ka marrë një fitore me zemër në dorë këtë javë të Seria A pavarësisht se kundër Sasuolo-s ziklatërit realizuan katër herë. Në Mapei stadium 90 minutat u mbyllën me shifrat 3-4, por ekipi i drejtuar nga Conte edhe pse në një moment udhëhiqte 1-4 rrezikoi shumë për të mos dalë me pikë të plota.

Për të parë golin e parë u deshën vetëm 2 minuta, pasi Lautaro Martinez zhbllokoi me një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës. Ky rezultat nuk zgjati shumë, pasi një interist i deklaruar si berardi barazoi shifrat. Gjithsesi tentativat e interit do shpërbleheshin në minutën e 38 kur Lukaku nga brenda zonës do të bente gjithçka mirë. Pa kaluar shumë belgu do të realizonte edhe nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dërguar shifrat në 1-3.

Pjesën e dytë Interi e nisi ashtu siç mbylli të parën, duke rrezikuar portën e Consigli-t. Gjithsesi për të parë golin e katërt duhej të pritej minuta e 71 kur Barella fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Martinez. Çuditërisht Sassuolo nuk u dorëzua dhe vetëm pak çaste më pas i dërgoi shifrat në 2-4. Një gol që i dha mjaft zemër ekipit, që falë shpërthimit të Boga-s realizoi edhe të tretin. Në minutat në vijim Sassuolo u përpoq t’I jepte një tjetër udhë sfidës, por koha  e mbetur në dispozicion ishte e pakët.

Në këtë mënyrë Interi rikthehet te fitoret pas humbjes me Juventusin, e cila nga ana tjetër të shtunën mposhti 2-1 Bologna-n. Pas 8 ndeshjesh bardhezinjtë udhëheqin ‘Seria A’ me 22 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”