Satira e Gjekmarkaj: Lulashi që na vëzhgon të dashur deputetë!

Satira e Gjekmarkaj: Lulashi që na vëzhgon të dashur deputetë!

Lulzim Basha

Lulash është emri i pagezimit. Më vonë e nderroi. Allasoj e bëri se asokohe erdhi pluralizmi e duhej një emer i ndermjetem që të mos kuptohej në ishte katolik apo musliman.

Lidershipi i partisë së re opozitare i cili vendoste për karrierat e së ardhmes nuk i kishte qejf ata me shënjen e kryqit. Ndaj e bëri deledash.

Ca kohe Lulashit i eci kungulli mbi ujë si aeroplanmbajtese.

Gjet selametin pranë Doktorit, bënte çdo punë të pistë me krenari ai ja shperblente me bujari. Një ditë u prishen dhe Doktori e deboi, iku Lulashi e zë nuk leshoi.

Lulashi është sa rudiment po aq atavizem.

French Workers Strike and Protest Against Plans to Raise Retirement AgeKeep Watching

Ai është sa levantin po aq edhe i trashë.

Në sjellje merr cilesimin e parë në dije të dytin. Kultura e tij është thashethemi. Puna e tij është intriga. Qellimi i tij është vetem fitimi.

Egoja si mungon do të duket i rëndesishem, i begenisur, i sajdisur. Trupëshkurter e topolak po ashtu i ka dhe mendimet. Flet per libra po ska lexuar të tillë.

Boton sish po janë vetem leter. Hiqet si trajnues, si analizues por është vetem gjobaxhi e pazarxhi.
Me kohë e ka kuptuar qysh ecen në këtë botë cicmici atë qe se mesoi Nakdomonici.

Ah birinxhi ka bërë një shoqatë safi. Me atë aplikon prej saj mirë jeton. Fonde merr andej ketej. Ajo i jep tager e bereqet ja mbush jeten me lezet. Prej saj gjykon deputetet , parlamentin vetë politiken hënen dhe galaktiken. Sillet si me namuz po është dordomuz.

Mbi keto gjykime me pas bëhen debate televizve, analiza , reflektime e reagime. Lulashi pret agimin e vet.
Deputeti filan qendroi deri në aksham. Tjetri ka qënë aktiv e pozitiv. Ai në një qosh nuk bëri kurr osh. Disa u sollen mirë se janë njerez të dlirë. Një çetë mbeti në kenetë nuk bëri perpjetë.

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielë qe per gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbelehte pjerdhi dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndeshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhen jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqiperia. Nuk gjykon me shoqeria, Babo e njerzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.

Atje në banak Lulashi qesh nën mustak tek drejtuesja i thotë Lulash o personalitet qysh u bë puna gazep dhe deputeti më nuk flet?

Ngrefet Lulashi si i ka hije merr poza zotnije dhe flet pune Shqipnie. Ai pret një telefon që sqarime ti jape Lulashit të ngatë! Ti thotë Zoti Lulash nuk është vertete unë kam bërë shumë perpjete, jam trim me fletë flas se tribun dhe hesht çdo dudum.
Lulashi merr frymë bën si babaxhan! Dale ngadalë se të kam jaran. Raportin tjeter të nxjerr në selamet dhe ymri yt do shkojë te retë. Kij besim tek unë se jam firaun.

Pra kesisoj Lulash iluministi dhe shoqata e tij presin që deputetet të shkojnë pas tij, ta begenisin, ta darovisin, të rendesishem ta konsiderojnë dhe televizionet atë të aprovojnë. Ndaj të dashur kolegë deputet Lulashi nga ju pret, në doni aktiv të dukeni doren në xhep futeni, në doni qelibar të dilni telefonit bini. Lulash Ndreja po ju pret perndyshe ju ben terbiet

Agron Gjekmarkaj deputet që pret gjykimin e Lulashit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja