TIRANË - Një efektiv policie u përplas për vdekje nga një makinë ndërsa ecte në trotuar. Aksidenti tragjik që i mori jetën policit të komisariatit numër 1 në ditën e parë të vitit të ri 2016, ndodhi këtë mëngjes në zonën e Saukut në Tiranë.
Nazif Cera ishte duke ecur në trotuar pranë rrethrrotullimit të Saukut, kur një automjet Benz me drejtuese një vajzë, e përplasi duke e lënë të vdekur.
Makina sapo ka dalë nga rrethrrotullimi dhe në kthesë për tu futur në rrugën që të çon për në Sauk ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.
Policia ka ndaluar drejtuesen e automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(Trupi i pajetë i mbuluar dhe makina tip Benz që e përplasi pranë rrethrotullimit të Saukut)

( Foto të tjera )
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO