Sazan Guri tri libra për lashtësinë
e historisë e gjuhësisë shqiptare

Sazan Guri tri libra për lashtësinë<br />e historisë e gjuhësisë shqiptare<br /><br>
 “I përpjekur”, kjo fjalë e zgjedhur nga shqipja e vjetër ka shërbyer për të përcaktuar saktë personalitetin e veçantë të Sazan Gurit, personazhit më mediatik që proteston për çështje të mprehta dhe zhvillon veprimtari për mbrojtjen e natyrës, por edhe të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Shoqatat civile e kanë pagëzuar Sazan Gurin si “Qytetarin e përpjekur”. 

Këtë të shtunë Sazan Guri, me profesion inxhinier, ka promovuar tri libra mbi historinë, mendësinë e gjuhësinë e shqiptarëve.

Këto libra vijnë në dritën e botimit si kërkime krahasuese specifike pas dhjetëra botimeve në fushën e profesionit të tij.

Megjithatë Sazan Guri ka një lidhje të fortë dhe shpirtërore me këto libra që janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshëm të tij si studiues, si qytetar i përpjekur e patriot.

Ashtu sikurse rilindësit punuan me përkushtim, edhe kur të tjerët nuk i kuptonin dhe përkrahnin mjaftueshëm, ashtru edhe unë përpiqem të vazhdoj rrugën e tyre, ashtu sicc ma ka trashëguar bindjen familja ime. Unë jam një pinjoll i rilindësve Frashërllinj, vij nga një degë e tyre”, tha Sazan Guri.

Ndërsa për librin Sazan Guri thotë se: “Pas dyzetë vitesh lexim e njëzetë vitesh shkrim, arrita të nxjerr në dritë tri libra (triologji), ku në syrin e inxhinierit shkruhet historia, mendësia dhe gjuhësia e shqiptarëve ndër shekuj të mijëvjeçarëve.”.

Ai shprehet më tej se “ky libër u shkruajt me motivin se si të mos vuajmë nga mungesa e personalitetit, sikundër na thotë vetë Niçe se “njeriu modern vuan nga një dobësim i personalitetit të tij”, aq më tepër ne shqiptarët, ku gjithë të tjerët na trajtojnë, si çifutët dje, me të vetmin ndryshim që nuk kemi damkën në krah.” Sipas Sazan Gurit:

Ky libër sillet në një kohë, ku dija historike vjen duke u zgjeruar, për pasojë, sikundër arsyeton filozofi Kroçe, çdo gjeneratë e rishkruan historinë e vet, ndaj edhe vetë dija historike na bën që të arsyetojmë, pse jo për një histori tjetër. Sa më shumë të njohësh të kaluarën e popullit tënd, aq më shumë e do kombin tënd, dhe sa më shumë të duash kombin, aq më shumë e mbron atë”.

Gjatë aktivitetit ku ishin të pranishëm personalitete të vendit, për Sazan Gurin është shfaqur edhe një video surprizë, ku miqtë e tij i kanë kujtuar të gjitha protestat më të rëndësishme për problemet e devijimit të ujërave shqiptare, të zjarreve në pyje, të plehrave apo ato kundër ndërtimeve të godinave pa standarde. Promovimi është moderuar nga Silvana Braçe dhe ka vijuar me diskutime e vlerësime të shumta rreth veprës dhe aktivitetit të Sazan Gurit.

Librat e parë të Sazan Gurit janë ato të profesionit bazë gjeologjikë që kanë të bëjnë me analizat dhe interpretimet shkencore në kërkim të mineraleve të dobishëm për shoqërinë, siç mund të jetë uji, gazi e nafta, pra në fushën e gjeoshkencave. Disa nga librat e tij janë “E Drejta e mjedisit”, “Diplomacia e mjedisit” dhe “Arkitektura mjedisore”.

Dashuria e Sazan Gurit për kafshët është pjesë e shkrimeve të nuk mungon të përfshihet në libra sic për kafshët, dhe në veçanti për Qentë na bëri që t’iu jepnin lexuesëve librin e rradhës në llojin e vet, siç ishte Psikologjia e qenit.

Ndërsa, botëkuptimi i formuar nëpërmjet ushtrimit të Jogës, me anë të të cilit kuptuam që njeriu të mbajë një trup të shëndoshë duhet të kujdeset për një mendje të shëndetshme, dhe për këtë i duhet të ushqehet, jo thjesht të hajë, aq më keq të shqyejë, gjë e cila na nxiti t’iu ofrojmë përsëri lexuesëve një libër tjetër të veçantë si ‘Psikologjia e ushqyerjes’.
 

[gallery]24454[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari