Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble deklaroi sot se me njoftimin për zhvillimin e një referendumi për masat shtrënguese ekonomike, qeveria greke u dha fund në mënyrë të njëanshme negociatave me kreditorët e saj, BE dhe FMN.
"Për momentin nuk ka asnjë bazë për negociata", deklaroi Schauble.
"Asnjë prej kolegëve me të cilët kam folur nuk ka një ide se çfarë duhet bërë tani", theksoi ai.
Kryeministri grek, Alexis Cipras njoftoi dje në mesnatë mbajtjen e një referendumi në Greqi mbi tekstin që do të paraqitet në takimin e Eurogrupit parashikuar në Bruksel mes Athinës dhe kreditorëve.
"Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh (...), referendumi do të zhvillohet më 5 korrik", deklaroi kryeministri në një fjalim televiziv të publikuar një ditë para një takimi të fundit të ministrave të Financave të zonës euro para një dështimi të mundshëm të pagesave nga Greqia për FMN më 30 qershor.
Tashmë është e qartë që data nuk do të mund të respektohet.









