Scholz paralajmëron Perëndimin që të shmangë 'luftën e ftohtë'

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar perëndimin që të shmangë krijimin e një lufte të re të ftohtë, e cila mund ta ndajë botën në blloqe.

Për revistën Foreign Affairs, kancelari gjerman bëri thirrje që të bëhen çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja.

Duke veçuar Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë një kërcënim për një botë shumëpolare, ai tha se duhet të ketë unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.

Ai tha se perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura, "ne duhet gjithashtu të shmangim tundimin për ta ndarë edhe një herë botën në blloqe", raportojnë mediat e huaja.

“Kjo do të thotë të bësh çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa verbime ideologjike. Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, një ndërtues urë brenda Bashkimit Evropian dhe një avokat për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Bie një raketë në Moldavi, pranë kufirit me Ukrainën! Putin viziton urën e Krimesë pas shpërthimit në tetor! Bombardohen dy aeroporte ruse


S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)