/ATSH-AFP/ - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, konfirmoi sot nevojën për të mobilizuar maksimumin e fondeve gjatë mbledhjes së Brukselit të mërkurën, kryesisht për të ndihmuar Jordaninë, Libanin dhe Turqinë, të mbytura nga fluksi i refugjatëve.
"Këshilli që do mblidhet të mërkurën duhet të mobilizojë maksimuin e fondeve për të ndihmuar Jordaninë, Libanin dhe Turqinë", deklaori Schulz për median në përfundim të një takimi në Paris me presidentin francez, François Hollande.
"Bëhet fjalë që të evitohet një shifër tjetër e konsiderushme personash, që prej dëshpërimit, t'i largohen kampeve për të ardhur në Evropë", vazhdoi ai.
Nga ana tjetër Schulz nuk i fshehu vështirësitë që ekzistojnë për të arritur një marrëveshje në Bruksel për pritjen dhe ndarjen e refugjatëve në Evropë.
/Shqiptarja.com