Dror Sharon ka prezantuar risinë më të fundit duke mbajtur në dorë një pajisje në madhësinë e formën e një matchbook, vetëm disa milimetra larg një molle të kuqe.
Pasi shtyp një buton i cili drejton disa rreze blu rreth frutit ai është i aftë që në pak sekonda të tregojë sasinë e sheqerit dhe informacione të tjera molekulare rreth mollës, të cilat shfaqen në ekranin e smartfonit.
Kjo pajisje e quajtur SCiO ka marë plot tri vite për projektimin dhe vënien në punë të saj.
Zoti Sharon thotë se është një pajisje mjaft e lirë në krahasim me atë që është e aftë të zbulojë dhe kushton 199 dollarë.
Vlen për të gjitha llojet e ushqimeve dhe materialeve të tjera, për të treguar përbërjen e tyre kimike dhe informacione të tjera molekulare.
Ai shpreson që kjo pajisje të jetë një “Google” për botën fizike.
Një mënyrë për të kërkuar në çast dhe për të zbuluar përbërjen e objekteve përreth.
Të tjerë persona kanë vënë në pikëpytje aftësinë e pajisjes duke shprehur se është mjaft e mirë për të qenë e vërtetë.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com