Shëndeti, arsimi dhe ekonomia janë tre pikat bazë të programit të Mereme Salës. E ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv, ajo thotë se do ta prezantojë programin vetëm në rast se zyrtarizohet kandidatura e saj për garën për kreun e PD. Një ndër pikat e programit, Sala thotë se ka edhe respektin që duhet dhe për të vdekurit.

“Unë nuk jam këtu për të korrigjuar dhe për të ndrequr gabimet e të tjerëve. Nuk jam për të luftuar me asnjeri. Unë jam për të shpalosur programin tim. Jam doktoreshë, di gjithçka çfarë ka lidhje me shëndetësinë me arsimin, pronat. Vetëm këtë pikë, po të them që një ndër pikat e programit kam edhe respektin që duhet dhe për të vdekurit, dhe si duhen trajtuar dhe ato në botën tjetër. Një ndër pikat e programit që nuk kam diskutuar dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë deputet të prezantojë platformë dhe atë pikë”, thekson Sela.

Sela shprehet se nuk bëhet pjesë e pakteve që kanë impakt negativ për qytetarin, për fshatarin, për pronën, për shëndetësinë apo për arsimin.

“Mua nuk do më urdhërojë asnjeri, as nuk do bëhem pjesë e pakteve me asnjë person që ka impakt negativ për qytetarin, për fshatarin, për pronën, për shëndetësinë apo për arsimin”, vijon ajo.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Një jetë mjeke, rrëfimi i Mereme Selës që kërkon të sfidojë Berishën: Të ikë nga PD, partia ka nevojë për imazh të ri! Gara e paracaktuar? Iluzion, nuk përdorem nga askush