'Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur'/ Kërcënimet që babë e bir i bën dëshmitarit: Eglantina e kishte pak dhe ta varje në mes të sheshit

'Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur'/ Kërcënimet që babë e bir i bën dëshmitarit: Eglantina e kishte pak dhe ta varje në mes të sheshit

Ndryshe nga Shkëlzeni, dëshmitari nuk e ka përjetuar aspak mirë krimin e ndodhur në sy të tij. Ai është shfaqur i shqetësuar, kanë pirë një kafe për të mbledhur veten, por e ka pasur të pamundur. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai është përballur edhe më kërcënimet që Shkëlzeni dhe Faikut i kanë bërë që të mos tregonte asgjë përndryshe do e pësonte te familja e tij. Për Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe që të varej me litar në mes të sheshit "Skëndërbej".

"Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij", thuhet në dosje.

Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe, Shkëlzeni është drejtuar për te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij dhe ka takuar babanë e tij, Faikun. Ka biseduar me babanë dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të zbresë dhe të shkonte te dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali përballë.

Kur kanë qenë duke pirë kafe, Shkëlzeni i ka thënë dëshmitarët fjalët: “Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku, i cili i është drejtuar dëshmitarit me fjalët: “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre, Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion për të dhe familjen, deri sa ai në një moment u ka thënë: “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen: “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”. Në momentin që dëshmitari është çuar dhe ka dalë nga dyqani, Faiku i i është drejtuar me fjalët: “Vëri gishtin kokës”. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre, ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij, ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qenë i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis në Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse çdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur, i thoshte: “Mblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje”, thuhet në dosje.  


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE! 'Këtë që pe fshije nga kujtesa se ke djalin për të rritur'/ Rrëfimi i dëshmitarit: Si e vrau Shkëlzeni Eglantinën në syrin tim dhe kërcënimet që mora nga Faiku!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi