'Shpresën e fundit për pushtet e kanë varur te COVID'! Rama: Meta i dehur, po i shtypim ëndrrën për të sjellë vërdallë politikën! Luli me Leskajn do kthejnë Vlorën në pijetore me raki e qofte

Nga Vlora, teksa renditi disa nga arritjet e kësaj qeverie, kryeministri Edi Rama u kërkoi vlonjatëve mandatin e tretë. Ai tha se punët e lëna përgjysmë nuk mund të përfundohen nga alternativa që ofrojnë kundërshtarët politikë.

 “Imagjinoni ju që Luli me Leskon e Vlorës ta bëjë anën tjetër si kjo? Jo vetëm që s'do e bëjë por do e shtrojë Lesko me raki e qofte e do bëhet ansambël i pijanecëve të Vlorës e njerëzit do i gjejë belaja. Leskon Vlonjat e kemi, tonin e kemi po s'kemi ç'i bëjmë. Kush do i bëjë lagjet tuaja? Monika që të bëjë teqe e të thotë që do ju shëroj nga COVID?".

Kreu i qeverisë nuk la pa "shigjetuar" as presidentin Meta, i cili një ditë më parë vlerësoi me notën 10 opozitën si shembull në modelin e dhënë për pandeminë. Akuzat e Metës, Rama tha se janë një përpjekje për luftë, jo me pandeminë, por me shumicën dhe qeverinë.

Gjatë aktivitetit ‘Deputeti që Duam’ Rama teksa u ndal te situata e pandemisë në vend, u ka kërkuar qytetarëve të mos vrapojnë pas testimeve dhe mjekimeve në spitalet private, por të besojnë te puna e mjekëve.

Në vazhdën e përgjigeve për opozitën mes të tjerash Rama tha se ajo tanimë shpresën e vetme për t'u rikthyer në pushtet e ka që qeveria të humbasë "luftën" me pandeminë. Por duke kujtuar 1997 dhe 2013, kryeministri tha se opozita e ka çuar vendin dy herë në greminë.

"Kush flet sot për spitalet e Shqipërisë dhe nxjerr nga goja fjalë të padenja ose i ka parë në kohën e vjetër dhe kujtojnë se janë akoma si sot dhe kur i sheh si janë sot përmes videove, i ka dy sytë në ballë por e ka mendjes në gjumin e Lulit, i ka  të dy veshët në vend por e ka mendjen te dokrrat e Monikës. Shqipërisë s'po i ndodh asgjë që s'po i ndodh rajonit dhe vendeve të tjera. Eshtë shumë e dhimbshme por e vërtet që sot në këtë situatë në Shqipëri shoqëria jonë më shumë sesa problemin e mundësive për të përballuar këtë sfidë vuan pamundësine e një pakice për të gjetur arsye dhe forcë për t'iu bashkuar shumicës në këtë sfidë.

Opozita shpresën e fundit për t'u kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm. Fatkeqësisht ëndërron katastrofën atë që thotë përditë duke e shitur si të ishte realiteti që fshihet por në fakt është ëndrra e saj qametin dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor. Ënderron të mos ketë shtretër dhe Shqipëria ta humbasë këtë sfidë dhe ata të përfitojnë atë pushtet përsëri të cilin e kanë patur dy herë dhe në të dyja herët kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete, ndërkohë që Shqipërinë dy herë e kanë çuar në drejtim të paditur", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Rama në Vlorë: Monika me laps e letër në dorë, Luli s'është aq i fortë në aritmetikë! Pse e dua mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta më Vlorë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe me kreun e PD Lulzim Basha.

"Se janë dhe kuksianët psh. I kam thënë do ju sjell me avion të votoni PD, po për cfarë do ta votoni? Këtë herë ka një problem më të madh se  vota e demokratëve nuk është për Lulin e PD, por për të marrë peng PD, se ja jep Lulit, po keni Monikën që është me laps e letër në dorë, për të bërë llogaritë, se Luli nuk është shumë i mirë, është 7 herë 7 42.

Monika 7 herë 7 e ka 4247, jo 47 si Luli. Ne i kemi të gjitha arsyet për të kërkuar mandatin e tretë, jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. Në vlorë duhet vouar vlonjatçe. Nuk ka socialistë ose demokratë", tha Rama.

Ndërkaq ka theksuar se përse vlonjatët duhet ta votojnë që të vazhdojë punën “për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë”, ose përndryshe sipas Ramës ky vend nuk do ta mbyllë hendekun e madh mes të shkuarës dhe të ardhmes.

"Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s'do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë. Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë", tha ai.

Ora 16:30
Rama akuza të forta: Spitalet private të lidhur me farmacitë, duan të shesin ilaçe

Kryeministri Rama ka ngritur akuza sot për spitalet private dhe farmacitë, pas ankesave të jo pak qytetarëve të cilën thonë se recetat e Covid-19 i kanë shkuar miliona lekë.

“I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin. Turren të shkojnë të bëjnë tamponë tek privati me kosto marramendëse dhe marrin ilaçe që ose nuk iu bëjnë gjë ose iu bëjnë dëm.

Nuk kanë pse ta bëjnë, nëse nuk iu thotë mjeku. Është një sëmundje dreqi, që nuk dihet si të kap, por janë ca etapa që tashmë i kemi thënë hapat me të cilat duhet ta luftosh. Kur je në kushtet e shtëpisë, nuk ke pse blen ilaçe kot. Privatet të ngarkojnë me ilaçe se janë të lidhur me farmacitë, por merr mjekun e familjes”, tha Rama.

Rama theksoi se në Turqi dhe vende të tjera europiane nuk ofrohet asgjë më shumë se në Shqipëri, sa i përket trajtimit të Covid-19.

“Ne kemi çdo gjë e kemi në që ka Europa. Pse çoni politikanë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, ministrat nuk janë në Turqi, shefja e Epidemiologji e pati në gjendje të rëndë, nuk iku në Turqi, e kaloi në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Ka mundësi të shkojë në Turqi, por shkoi tek Spitali Infektiv i Tiranës, por e di shumë mirë se në Turqi nuk ka asgjë më shumë sesa këtu. Mjekët dhe infermierët tanë janë heronj. Shumica dërrmuese janë në lartësinë e detyrës”, deklaroi Rama.

Ora 16:13
Rama: Meta kërkon vota se po i falimenton ndërmarrja! Jep dekorata për njerëz që kanë ndërruar jetë para se të lindte vetë! Opozita shalqi me provë

Dekoratat e presidentit Meta kanë qenë pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama sot në Vlorë i cili ka hedhur thumba ndaj tij nga Vlora. Sipas Ramës LSI po falimenton dhe përmes dekoratave kërkon të marrë vota.

"Dhe këtë fjalën dëshmor nuk duhet ta përmendim shumë se na mërzitet likja.  Se kërkon vota se po i falimenton ndërmarrja, bën atë që se ka bërë asnjë mbret asnjë kryeministër president, jep dekorata për njerëz që kanë ndërruar jetë para se të lindte vetë. Duke dhënë dekorata dallon dikë nga të tjerët, si mund ta dallosh një herë nga tjetri. O jepja 28 mijëve, o mos i dallo nga të tjerët. Pse qenka Vojo Kushi mjeshtër sporti sipas Likes dhe sqenka Ali Demi se është kaq absurde kjo sa në futi të tërëve në këtë vorbull dhe në këtë smund të dalësh me sukses për ta shpjeguar përveçse të përdorësh dhe humorin, se është bërë për humor kjo punë", tha Rama.

Mes të tjerash, kryeministri tha se qytetarët s’kanë alternativë më të mirë se mazhoranca më 25 prill, duke shtuar se opozita është shalqi me provë, pasi sipas tij, kur ishin në pushtet treguan se ishin kunguj.

Edhe sikur për një moment disa dyshojnë, shanset që të bëhet një aeroport në Vlorë janë më shumë me ne apo me Leckon dhe Lulin? Më të mirë se ne nuk ka dhe nuk do të ketë edhe për shumë kohë. Ata që pretendojnë se janë më të mirë, janë shalqi me provë. Kunguj kanë dalë të tërë, kur kanë pasur në dorë atë që kërkojnë ta rimarrim prapë. Kështu që jam i bindur plotësisht se ata që janë në mëdyshje ose thonë që s’do të votojnë, do të kuptojnë që s’ka vend për mëdyshje dhe se rruga është e qartë

Ora 16:00
Rama: Monika do ndërtojë teqe, që t'u shohë filxhanin e të thotë që ju shëroj nga COVID, Leskaj do ta shtrojë me raki dhe qofte

Në fjalën e tij gjatë takimit në Vlorë, Rama ka thumbuar kryetaren e LSI-së, për të cilën thotë se nëse e merr ajo pushtetin do të ndërtojë teqe dhe do shohë filxhan duke thënë se shëron COVID-in. Kryeministri ka vijuar më tej ku thotë se nëse aty vendoset Leskaj do ta shtrojë me qofte dhe raki. 

'Për ju dhe për të gjithë vlonjatët është e qartë se ç'ishte ky vend. Duhet të mbyllje sytë se s kishe ç'të shihje. Këtu nën këmbët tona nuk kishe mundësi të ecje pa kapërcyer nga gropa në gropë. Shitej çdo lloj gjëje në rrugë.  Pse na duhet mandati i tretë? Imagjinoni ju që luli me leskon e Vlorës ta bëjë anën tjetër si kjo? Jo vetëm që s'do e bëjë por do e shtrojë Lesko me raki e qofte e do bëhet ansambël i pijanecëve të Vlorës e njerëzve do i gjejë belaja. Leskon Vlonjat e kemi, tonin e kemi po nuk kemi ç'ti bëjmë. Ne do përfundojmë rrugën e Vlorës, kujtoni ju se do kthejnë sytë ata nga qytetet?? E dini pse? Ata e urrejnë qytetin. Ata urrejnë pastërtinë, rregullin, bukurinë, keni parë ndonjë parti politike që thotë që kemi ndërtuar qytetin e parë pa leje në botë, Saliu për Bathoren? Kush do i bëjë lagjet tuaja? Lesko me Lulin apo Monika që të bëjë teqe të kuqe dhe të thotë që do ju shëroj nga covidi', tha Rama.

Ora 15:53
Rama: Luli ngriti një komitet të tërë për të pushkatuar djalin e Fahriut! Vajti Nishani nxori patllaken dhe e bëri dëshmor

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në PD gjatë takimit në Vlorë. Këtë ka përmendur skualifikimin e Klevis Balliut nga të përzgjedhurit për kandidat.

"Ngriti një komitet të tërë , me një ish president për të pushkatuar djalin e fahriut dhe për ti ngulur një thikë atë të babales. Mori anëtarësinë, jo për të votuar atë që do, por për të votuar atë që nuk do. Me një fjalë, mi hiqni këto mua se unë nuk i them dot që sjeni për këtë punë. Dhe vajti Nishani nxorri patllaken dhe e bëri dëshmor djalin e fahriut", tha Rama.

Ora 15:52
Rama: Silva Bino kishte mundësi të shkonte në Turqi, por nuk e bëri, spitalet dhe mjekët në lartësinë e detyrës

Për t'i kthyer përgjigje opozitës, e cila ka ngritur akuza për kapacitetet e spitaleve, Kryeministri Rama ka folur për Doktoreshë Silva Binon, e cila u infektua dhe u shërua nga COVID-19, për të cilën tha se u kurua në spitalet tona, jo se nuk kishte mundësi të shkonte në Turqi, por se spitalet tona, mjekët dhe infermierët janë në lartësinë e detyrës.

"Silva Bino u infektua dhe u mjekua këtu, jo se nuk kishte mundësi të shkonte në Turqi, por se spitalet tonë nuk kanë asgjë më pak se spitalet jashtë. Le të thonë çfare të duan për mjekët dhe infermierët tanë, ata janë heronjtë tanë, janë në lartësinë e detyrës, nuk ka pyll pa derra, ka derra në parlament, në opozitë, në çdo fushë, ka derra dhe mes mjekëve dhe infermierëve, por e them me përgjegjësi, shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve janë në lartësinë e detyres", tha kryeministri Rama.

 

Ora 15:49
Gjiknuri me COVID, Rama flet për gjendjen e tij: I urojmë shërim të shpejtë

Nga qyteti i Vlorës, kryeministri Edi Rama i uroi shërim të shpejtë ish-ministrit të Energjetikës, aktualisht drejtues politik i Qarkut Vlorë për PS-në, Damian Gjiknurit, i cili është i infektuar me koronavirus.

"I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri. Gjiknuri si shumë shqiptarë të tjerë duhet të përballet me armikun e padukshëm dhe përmes këtij urimi dua ti uroj shërim të sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë dhe dua të falenderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të vlorës për punën e shkëlqyer së bashku me ministren e shëndetësisë për një transformim të spitalit të vlorës dhe për mundësinë kur gjendemi në ushtet kur duhet të zgjedhorjmë frontin e mbrojtes, aj oqë pamë në frontin e vlorës të tjerët ta shohin përmes medias dhe rrjeteve tona sociale, është padiskutim një dëshmi kuptimplotë e një të vërtetë të thjeshtë, që propagandë  bëjnë ato që flasin dhe tregojnë një realitet që nu kështë realiteti i spitaleve tona sot ndërkohë që ne tregojmë me trsansformimin e realitetit se jemi në lartësinë e një sfide që është një sfidë për mbarë njerëzimin. Duke parë spitalin e vlorës, mendpva se cfarë do të kishte qenë për shqiptarët kj operiudhë nëse spitalet do kishin qenë si para 7 bvjetësh", tha Rama.

Ora 15:46
Rama s'mbahet ndaj Metës: Doli si të ishte në klub i dehur dhe i vuri notën 10 opozitës! Hiqet si i treti i vërteti, për të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër dnaj presidentit Ilir Meta i cili ditën e djeshme i vuri notën 10 opozitës për të mbjajtur në kontroll pandeminë.
Ai tha se Meta doli dje sikur të ishte në klubin e një periferie, i dehur i vuri notën 10 opozitës. Ndërkaq shtoi se ai sipas tij vazhdon të ëndërrojë dhe të hiqet si i treti i vëerteti.

"Si mundet që shqiptarëve tju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në shqipëri dhe jo në të gjithë botën, e si mundet që mos të gjendet forca njerëzore, morale, për tu bërë jerëzorë dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz. Si mundet që një opozitë e tillë, PD në rradhë të parë ti mbetet në mbajë të gjuhës propaganda e katastrofës dhe qametit e të katandiset vendi me një president që po del sikur po del në oborrin e një klubi në periferi, pa leje dhe i dehur tërësisht, dhe ti vërë notën 10 kësaj opozite.

 U vë notën dhjetë se vetë shkon edhe më larg, ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë, me shumicën që e ka kthyer në shenjestër si një forcë armiqësore, ëndërron të bëhet vojo kushi mbi tankun imagjinar që është shtypës për ilir metën, që shtyp ëdrrën e tij për të vazhduar të hiqet si i treti i vëerteti, për tju ngjitur o njërit o tjetrit nga dy të mëdhenjt, për të vazhduar të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës. Ky është realiteti i një opozite e cila për fatin më të keq në vend të alternativës ka zgjedhur aleacën me covid. Në vend të zërit të shpresës ka zgjedhur të bëhet zëri i fatkeqësisë", tha Rama.

Ora 15:40
Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë: Do t'u dyfishojmë ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin në Vlorë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë familjet me asistencë duke thënë se ndihma ekonomike do t'u dyfishohet deri në fund të pandemisë.

Ndërkohë që për sa i përket akuzave të opozitës për të rritur numrin e testeve, ai tha se një gjë të tillë nuk e ka kërkuar komiteti i ekspertëve.

“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike absolutisht të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur gjithw municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat. Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje. Kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi ne mundwsi të blejmë më shumë tamponë? Por fakti wshtw qw as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë”, tha Edi Rama

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greta: 15/11/2020 07:35

    Nuk fitohet pushteti me pedonalen e Vlores apo te Sarandes o Edo.Shqiperia nuk eshte vetem jug.Dyfisho pensionet e qytetit se fshati ka bujqesi e blegtori,ndihmen sociale dhe mos harro invalidet.Ky popull ka nevoj per pun e lek e jo per pedonale e asfalt,nuk ha populli as guret e pedonales e as asfaltin.Njeriu ndihet mir kur ka barkun plot e jo kur del ne pedonale e ne shtepi nuk ka cfar te haj.Kap c'te kapesh deri ne pranvere se mjaftojn 8 vite pedonale.Dhe do u thoja komentuesve qe ofendojn, mos u beni injorant si ato te Saliut qe nuk pranojn mendimin ndryshe.

    Përgjigju
    • oj zonje: 15/11/2020 12:00

      hajde se po ti jap un tokat e mija ne fshat e mer e jeto me nje pension 64 mij lek e tokat.te betohem hajde se ti jap e te shohesh sa te vlefshme jane tokat per te jetuar. pse flisni si kodra mbas bregut oj femer?jeni ne realitet virtual.mos rrit pensionet e fshatit se kane tokat.po kush do i punoje tokat oj derdimene?te rinjte kane ikur.te shkoje nena ime 68 vjece te punoje tokat e te kullosi lopen e te kujdeset per shtepine e mos te semuret nje jave e me gjith pesionin 64 mij lek jeton se mbreteshe? ah se esht bere kjo dynja o mete per vete e mos te rente per pjese qe te kesh te besh me njerez si puna jote

  • BENI: 14/11/2020 18:06

    BRAVO RAMA JE I MODH,,OPOZITA KRIMINALE ESHTE SHALQI ME PROVE,,,VRANE DHE VODHEN SHQIPTARET SI ASKUSH,,,,,NE BURG E KANE VENDIN QENAT.....

    Përgjigju
  • Une: 14/11/2020 17:36

    Leskaj nuk eshte vlonjat por nje cop fshatari injorant.

    Përgjigju
  • Bes: 14/11/2020 16:50

    Mire mire spitalet nuk ti shan kush jane me te mirat e rajonit dhe me gjere. Na sqaro pak pse spitalet Private nuk trajtojn pacient per patologji te tjera prsh (ulcer stomaku) po nuk bene testin te spitali privat per covid nuk te pranojn ???? Megjithse vjen nga nje spital publik dhe ke mar 2 pergjigje negative per covid ja u tregon por nuk e njofin???? Si i ke udhezuar kto spitale private se ktu po shkojm nga qefi se te publiku na denden me antibjotik 2 jave tu pas ucer ne stomak. E kuto ca sherbimi ultra ka publiku nuk ka nevoj per ti ber reklam se e ka te tepert. Po vret njerez nga keq mjekimi. Mire kush ka mundesi aratiset nga spitali shtetror po ata qe si kan mundesit apo denim me vdekje??

    Përgjigju
    • Bes: 14/11/2020 23:51

      O kapitalist lexo po ke sy. Nuk eshte pune pagese pse e ke mendjen te leku???? Apo lyp leke ktu??? Une e kam te fenomeni qw po vdesin njerez nga keq diagnostikimi. Pse spitali privat nuk njifka dy pergjigjet negative qe jep shtetrorit ma shpjegon dot nga ana shkencore. Se nga ana kapitaliste e kuptoj me mire se ty. Po ata qe skan leke i paskena denu me vdekje per hater te kapitalizmit??

    • edi: 14/11/2020 17:49

      sepse privati eshte privat dhe ka hap biznes per te fituar........po duket qe nuk e ke kuptuar akoma se je ne kapitalizem

  • Kacidhe: 14/11/2020 16:44

    Shpresen e fundit Mona dhe Lulushi e kane varur jo vetem te COVIDI por edhe tek ky temi.Para per fitore.

    Përgjigju
    • Hallall: 14/11/2020 20:13

      Hahahahhahah sa e bukur kjo, une them te besh dicka, mundohu ktheje nga vetja e me sa te kesh fuqi futja fort, se keshtu sigurohet jo vetem mandati trete po edhe i 30dhjeti.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën