Së shpejti, një fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez i ofron 8 personave udhëtimin falas ! Mes tyre një DJ, një YouTuber dhe një reper

Së shpejti, një fluturim privat rreth Hënës, miliarderi japonez i ofron 8 personave udhëtimin falas ! Mes tyre një DJ, një YouTuber dhe një reper

Yusaku Maezawa

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa njoftoi të premten se cilët janë personat e përzgjedhur për të marrë pjesë në flurim, në një mision historik rreth hënës. Manjati i modës, Maezawa bleu të gjitha vendet në bordin e anijes kozmike "Starship" të kompanisë "SpaceX" në vitin 2018 me shpresën se do të jepej miratimi për udhëtimin privat.

Misioni, i njohur si "dearMoon" , synon të nisë në vitin 2023 dhe do të jetë misioni i parë civil rreth Hënës në bordin e një rakete SpaceX.

Në mars 2021, miliaredi japonez bëri një ofertë, iu u kërkoi palëve të interesuara të aplikonin përmes rrjeteve sociale dhe ai do të përzgjidhte ata që do i merrte me vete falas në udhwtimin drejt hënës. Më shumë se 1 milion persona aplikuan dhe Maezawa zgjodhi vetëm 8. Midis tyre janë DJ Steve Aoki, YouTuber Tim Dodd dhe ylli i K-pop TOP.

"Jam shumë i emocionuar që këta njerëz të mrekullueshëm të bashkohen me mua në udhëtimin tim në Hënë dhe të entuziazmuar për të parë se çfarë krijimesh frymëzuese vijnë në hapësirë," tha Maezawa 

Të tjerë të zgjedhur ishin regjisori amerikan Brendan Hall, koreografi çek Yemi AD, fotografi irlandez Rhiannon Adam, fotografi Karim Iliya nga Mbretëria e Bashkuar dhe Dev D. Joshi, një aktor nga India.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’, ish sulmuesi i Romës për ‘Special One’: Ka pasur fat

‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’, ish sulmuesi i Romës për ‘Special One’: Ka pasur fat