Në fjalën e tij të fundit në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, falënderoi të gjithë deputetët e opozitës për kontributin që kanë dhënë me votimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Ai premtoi se 25 prilli do të jetë procesi i fundit zgjedhor që emigrantët nuk votojnë dot.
"Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat e kandidatëve. Si nismë e parë nuk ishte e gabuar por ishte shumë e mirë. Nuk dua të hyj në debatin që pasoi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht do të duhet të presim vendimin e arsyetuar.
Zgjedhjet e 25 prillit ishin që shqiptarëve që jetojnë jashtë të mos kenë mundësi për të votuar nga vendet ku jetojnë. Unë ju falënderoj juve, deputetët e opozitë parlamentare, që keni mbështetur ccdo ligj të reformës në drejtësi. Shpresoj që të jemi këtu edhe në shtator dhe këtë standard ta ndjekin edhe ata që vijnë në Kuvend. E rëndësishme është që të shtator të kemi një klimë politike që ka përqasjen e duhur për momentin ku ndodhet Shqipëria. Të mos harrojmë se në Presidencën sllovene nuk ka më asnjë dyshim për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Gjithkush ka një detyrim për të dhënë kontributin për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa", tha Balla.
![]()
Lajmi kryesor:
Mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
K.T./r.k./Shqiptarja.com
