
Luljeta Bozo do të jetë drejtuesja e seancës së parë të Legjislaturës së X dhe Kuvendit të Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e Kuvendit, e cila ka dhënë detaje mbi organizimin e kësaj seance.
Në njoftim thuhet se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.
Lajmi kryesor:
Nisja e legjislatures së X të Parlamentit, sot seancë paradite dhe pasdite, betohen deputetët dhe zgjidhet kreu i ri i Kuvendit! Të gjitha procedurat dhe hapat ligjorë












