Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në godinën e Kuvendit janë parë të hyjnë edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, pasi ka vendosur ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e procesit të konstituimit.
Lajmi kryesor:
Ngërçi politik në Kosovë, Albulena Haxhiu shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës! PDK bojkoton dhe tërheq kandidaturën e Vlora Çitakut, rrëzohen tre kandidaturat e Listës Serbe
LAJMET MË TË VLERËSUARA






