TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca paraprake për dosjen 'Partizani', ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi. Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil.
Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet më datën 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan' me biznesmenin Xhimi Begeja dhe Studio Pustina e financieres Andia Pustina. Edhe këta kanë kërkuar pushimin e çështjes. Pas përfundimit të seancës së sotme (rreth orës 15:00) foli për gazetarët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj i cili theksoi edhe një herë kërkesën e unifikuar të mbrojtjes së të pandehurve për pushimin e çështjes.
'Të gjithë kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal. Nuk ka çështje. Të gjithë subjektet personat por dhe mbrojtësit jemi në një unison sepse është një çështje e tërë e stisur dhe ka një shkak të përbashkët, mungesën e faktit penal. E gjatë sepse është voluminoze. Nuk ka lëndë brenda, kemi kërkuar pushimin e çështjes. Pastaj do shikojmë si do veprojë gjykata. Në këtë çështje nuk ka alternativë. Në vizionin tonë, mungesa e faktit penal, nuk lë shteg për alternativë. Ata kanë kryer veprime voluminoze, kanë dalë dhe jashtë objektit. Nuk mund të bëjmë kërkesa të pakuptimta', tha Gjokutaj.
![]()
Më tej avokati që mbron edhe Ilir Metën, tha se ai nuk përmbush asnjë kriter për t'u mbajtur në masën e paraburgimit.
'Zoti Meta nuk ka kusht dhe kriter për tu mbajtur në atë masë sigurimi. Nuk mund të ketë bashkëpunim në vepër penale dhe masat e sigurimit të jenë të kundërta. Ky antagonizëm i mbetet jo lojgitr por ndërgjegjes së SPAK. Jemi në pritje.'
Më herët kanë përfunduar mbrojtje, kreu i PD Sali Berisha, e dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, të cilët gjithashtu kanë kërkuar pushimin e çështjes. Në përfundim, gjyqtarja Flojera Davidhi do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.
Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
A.Q/S.G/Shqiptarja.comKomente


Ore, spo kuptoj drejt unë. Pse nuk e marin në gjygjë këtë Sali Protopapën kur ka seanca për të?? O të dhjefsha këtë drejtësi muti.
Përgjigju