Seancë vetëm për Arsimin! Berisha
"Ku është doktoratura e Rames?"

Seancë vetëm për Arsimin! Berisha<br />
TIRANË - Një seancë e posaçme parlamentare vetëm për diskutimin e projektligjit shumë të debatuar të arsimit të lartë të martën në orën 17:00. Është ky vendimi që ka marrë Konferenca e Kryetarëve e cila u mblodh pas debateve që përfshinë sallën e Kuvendit këtë të enjte, ku qysh në nisje te seancës opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës për miratimim të këtij projektligji.
 
Demokratët i kërkuan kryeparlamentarit Meta heqjen nga rendi i ditës të projektligjit dhe diskutimin e tij në seancën e së enjtes tjetër. Edhe pse e quajti mungesë vullneti nga ana e opozitës për të ecur para me këtë projektligj si pjese e reformës të rëndësishme në arsim, Ruçi kërkoi që parlamenti të mblidhej të hënën. Burime për A1 Report nga Konferenca e Kryetarëve, thanë se u vendos që seanca e posaçme për arsimin e lartë të jetë të martën, një “kompromis” ky për të mos sjellë të tjera përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
 
Diskutimi me ritme të ngadalta, shpesh herë seanca të pazhvilluara në komisione parlamentare për shkak të përfshirjes së deputetëve në fushatë elektorale, bëri që projektligji për arsimin e lartë të mos shqyrtohej në imtësi nga deputetët anëtarë në komisione. 

Berisha: I hoqët doktoraturat publikut, ja cuan privatit...Ku është doktoratura e Edi Ramës?
Diskutimi për projektligjin e arsimit të lartë ka ngjallur diskutime në Kuvend midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Nikolla ka thënë se dhënia e doktoraturave është një ndërmarrje e përbashkët midis Ministrisë së Arsimit me profesorët e vlerësimit të titujve.

Berisha e ka vlerësuar atë që Nikolla ka thënë por sipas tij ajo ka fshehur diçka shumë të madhe. Sipas tij Nikolla nuk ka dërguan në 2 vitet e fundit asnjë doktorrant në universitetet publike të vendit
 
“Sot në mëngjes ndodhi atentati i radhës ndaj këtij institucioni, i turpshëm në të cilën kreu i qeverisë urdhëroi parlamentin të fusë në rend dite jashtë të gjitha kritereve ligjin e mega aferës së tij të korrupsionit, ligjin e arsimit. U nisa për të ardhur në parlament me ato përgatitje që duhen dhe u informova se ky ligj do futet sot në rend të ditës në një kohë kur në komisionin e ligjeve nuk është thirrur asnjë grup interesi apo profesor universiteti për tu pyetur, ekspertët ndërkombëtare e shpallin anti-evropian ligjin. Pse ky vrap me ligjin? Se janë marrë për çdo doktoratë nga universitet private 8 mijë euro të ndara përgjysmë. Nuk mund ta mendoja se babëzia juaj arrin deri aty sa t’i hiqni doktoraturën universitetit privat. Unë kam qenë avokati juaj kur ju sulmonin, por nuk mund të imagjinoja që tu heq doktoratat universiteteve publike t’jua jepja ju. Këtë e bën një njeri që ka për kulturë vetëm bojërat. Këtë nuk mund ta bëjë kurrë një njeri me arsim qoftë edhe të mesëm por solid. Dhe prandaj ligji duhet të vinte në kundërshtim me çdo praktikë këtu të futej në rend të ditës pabesisht kur komisioni kishte diskutuar vetëm 18 nene. Ky është një turp kombëtar është një babëzi e paimagjinueshme. Është një atentat. Me ndërhyrje të tjera është zgjidhur ky problem, për tu shtyrë deri të martën. Kaq i fuqishëm është korrupsioni saqë të vërsulen në këtë mënyrë në një ligj që është fund e krye anti-evropian, ligj që i mbyll dyert të varfërve të këtij vendi, shtetëzon universitetet private”, u shpreh Berisha. 

Nikolla: Ju thatë se me gjasa kam mbyllur procedurat e doktoratave në universitet publike dhe kam favorizuar një universitet privat. Unë ju sfidoj, zoti Berisha gjeni një akt të vetëm ligjor që kjo është e mundur. Sot janë në proces doktorature mbi 3 mijë studentë. 1/10 e udhëheqësve profesorë të asociuar udhëheqin rreth 50 % të studentë të doktoraturës. Ligji e kërkon që çdo profesor të ketë në udhëheqje jo më shumë se 5 studentë.  Ja lista, 41, 30, 29, e kështu me radhë të gjithë në shkelje të ligjit për udhëheqjen e temave të doktoraturës. Ne kemi vendosur që universitetet të operojnë me këto kushte tejet të mbushura të studentëve për titullin doktor për të mundësuar sa më shumë kushtet e cilësisë. 

Berisha: Të gjitha ato që lexoi zonja janë të vërteta por fshehu një gjë të madhe. Nuk ka dërguan në 2 vitet e fundit asnjë doktorratë në universitetet publike të vendit. Jam unë që kam mbështetur mundësinë e doktorrimit në universitetet private por me kusht që të binjagëzoheshin me universitetet ndërkombëtare. Vendimet janë të drejtat, unë nuk jam për të diskriminuar. Unë nuk jam kundër kontrolleve. Arsimi sot është jashtëzakonisht i studiuar. Një kategori nxënësish qëmezi kanë marrë maturën, kanë mbetur në universitetet shtetërore edhe pse i kanë vendet e hapora të sigurta edhe pse nuk kanë nota. OECD tha se këto duhet të studiojnë në shkollat e larta që marin një profesion. Dhe është gjet më mirë kjo për ta sesa flakia në mëshirë të fatit. Sot vetëm 2 janë mbyllur dhe të tjerët të gjithë funksionojnë.
Privatit unë i kontrolloj programin. Një herë u bë parada sepse u mbyllën dhe tashmë u hapën të gjithë. President i shoqatës Europiane për legjislacionin dhe politikat në arsim thotë: Nuk pasqyrohet direktiva evropianer

 sali berisha
Nikolla: Më thatë që nuk kam dhënë doktoratura. Unë ju vë në dispozicion të gjitha procedurat që kalojnë në ministri dhe ku regjistrohen të gjitha doktoraturat e ardhura. Është një ndërmarrje e përbashkët me profesorët e vlerësimit të titujve ekonomik. Nuk janë vënë kuota as për publikun e as për privatin nga Nikolla.
 
Berisha: Falenderoj zonjën se nuk nxorri këtu dokumenta fallto si disa të tjerë, që të tjerët gjë lexon dokumenti dhe tjetër gjë lexuesi. Por ajo përsëri nuk solli asnjë rast doktoraturën.
 
Nikolla: Ministria e Arsimit thjesht i kërkon doktoraturat. Nëse ju doni emrat që ne kemi nga Fakulteti Juridik unë shkoj i marr dhe jua sjell. Është një listë e gjatë. Ne nuk kemi rialokuar kuota të reja për të marë studentë të rinj. Por pasi të çlirohemi nga para me numrin e studentëve doktorantë që kemi e të bëjmë një kërkim korrekt.  Do bëhet gjithçka transparente
 lindita nikolla

Berisha: Për transparencë më sill doktorraturën e Edi Ramës. Ku është? Është zhdukur ajo
 
Projektligji i arsimit të lartë "mollë sherri" Ruçi-Pollo

Përfshirja e projektligjit të arsimit të lartë në rendin e ditës të seancës plenare të kësaj të enjteje, është bërë “mollë sherri” mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkoi kryeparlamentarit Meta që të shtyjë miratimin në Kuvend të këtij projektligji të rëndësishëm, me argumentin se deputetët nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për tu njohur me raportin që opozita ka nxjerrë nga diskutimet në Komisionin e Medias, i cili zhvilloi mbledhje deri në orën 01:30 pas mesnate. Edhe kryetari i këtij komisionit Genc Pollo, kërkoi që projektligji të hiqet nga rendi i ditës pasi duke cituar rregulloren, duhen 48 orë që kolegët deputetë të njihen me raportin ku opozita ka paraqitur propozimet e saj për ndryshime në projektligjin e shumëdebatuar.
 
Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e gjithë kjo situatë dëshmon se opozita është e interesuar të bllokojë këtë projektligj. Sipas Ruçit, deputetët kanë pasur të gjithë kohën e mjaftueshme në 4 muajt kur drafti i arsimit të lartë ka kaluar në komisione, për të bërë diskutime në seanca të rregullta dhe jo në një seancë maratonë që u mbyll në orët e para të këtij mëngjesi.

Paloka: Zoti kryetar sot ju keni futur në rend të ditës në pikën 5 “Projektligjin për Arsimin e Lartë”. Në bazë të rregullores neni 70 pika katër i cili thotë raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera shumëfishohen dhe u shpërndahen deputetëve dy ditë para datës së shqyrtimit në Kuvend sipas dijenisë sonë ky projektligj ka përfunduar shqyrtimin në Komisionin e Medias sot në mëngjes, në orën 1 të mëngjesit. Ky projektligj është mbyllur vetëm sot dhe as bëhet fjalë që të ketë jo raport komisioni por edhe komisionet e tjera nuk e kanë shqyrtuar atë. Deputetët e PS në Komisionin shëndetësisë nuk kanë qenë të pranishëm dhe nuk kanë shkuar qëllimisht, dhe kërkoj që ta hiqni rendin e ditës sepse nuk përmbush këtë pikë të rregullores.

Meta: Rendin e ditës nuk e bëj unë

Ruci: Ju mungon vullneti për opozitë, por s’mund të zvarrisni projektligjin
“Projektligji për Arsimin e Lartë është depozituar në parlament më 10 prill dhe ka qenë në axhendë qysh nga ajo kohë. Dy komisione të cilat drejtohen nga opozita, i Medias dhe i Çështjeve Sociale nuk kanë qenë të fokusuar për të përmbushur detyrën e tyre për katër muaj rresht. Komisioni i Çështjeve sociale, e ka kërkuar vetë kryetarja që të ishte objekt shqyrtimi edhe në këtë komision dhe konferenca e kryetarëve e ka mirëpritur kërkesën e saj. Prej 4  muajsh rresht nuk është zhvilluar asnjë mbledhje nga ky komision. Kjo tregon se opozita nuk është e interesuar për të bërë oponencën e vet për një ligj kaq të rëndësishëm por është e interesuar për ta bllokuar. Ne këtu nuk kemi votuar që të mos zhvillojmë reformat, por jemi për të zbatuar të gjitha procedurat parlamentar. Kolegët opozitarë që drejtojnë komisionet duhet të jenë jo bllokues por kontribuues. Nuk kishin ligj tjetër më të rëndësishëm se ky për të diskutuar. Në mënyrë racionale ditë pas dite të uleshin e të diskutonin. Komisioni i Arsimit ka bërë një punë të admirueshme ku ka zhvilluar një maratonë të tërë seancash dëgjimore nga të gjitha grupet e interesit, si në diskutimet në parim si në diskutimet nen për nen që ka përfunduar në orët e para të mëngjesit. Kur mungon vullneti është e drejta juaj të keni vërejtje, propozime, të ndikoni me argumentet tuaja, por nuk keni të drejtë për ta penguar, për ta zvarritur dhe kjo është e papranueshme prandaj zotërinj të opozitës ne jemi të gatshëm ta diskutojmë sigurisht diskutimet në mënyrë shteruese janë zhvilluar në seancat përkatëse dhe jemi të gatshëm të diskutojmë po kaq në mënyrë shteruese edhe në sallën e parlamentit”
 
Pollo: Kemi punuar deri në të gdhirë, nuk mund t’na bëni me faj se jam kryetar opozitar!
“Kjo periudhë ka konciduar me periudhën e fushatës zgjedhore, dhe me konsensus në komisionin e Medias nuk janë bërë mbledhje e nuk ka mundur të shqyrtohet as ky projektligj. Problemi nuk është tek pengesat artificiale. Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve zoti Ruçi propozoi që projektligjet e 23 korrikut të afroheshin një javë përpara. Fjala ime në këtë mbledhje ka qenë: bazuar në kalendarin e komisionit, në rëndësinë e ligjit për arsimin e lartë, është fizikisht e pamundur për komisionin, për anëtarët e tij të mazhorancës e të opozitës që të bëhej në një periudhë të tillë të shkurtuar. Ju keni thënë le ta vëmë në këtë datë dhe po nuk e mbaruam do të shtyhet siç bëhet me të gjitha projektligjet. Është e gabuar dhe e pandershme që faji nëse ka të tillë, për një vonesë -nëse ka të tillë ti lihet komisionit të Medias se ky ka një kryetar që vjen nga opozita. Kemi punuar të martën deri në orën 03:30 dhe dje deri në orën 01:30 për të përfunduar, me presion për të ndërprerë diskutime të arsyeshme që vinin për ndryshime të rëndësishme që donin t’i bënin ligjit.  Duhen 48 orë që deputetët të njihen me një raport që ka ndryshime të rëndësishme, ka një mendim opozite ku tregohen ndryshimet që kemi propozuar dhe që nuk janë miratuar si dhe propozimet që ne kemi bërë. Nuk mund të përfshihet sot në seancë projektligji për arsimin e lartë”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS