Seferi: Bashkia e Tiranës, trajtim
të barabartë mes fshatit e qytetit

Seferi: Bashkia e Tiranës, trajtim<br />të barabartë mes fshatit e qytetit
Nga ky vit shkollor, nxënësit e fshatit Kalaç në Njësinë Administrative Ndroq frekuentojnë një shkollë tërësisht të rinovuar.
 
Bashkia e Tiranës ka mundësuar rikonstruksionin e plotë të shkollës së fshatit Kalaç në Bashkinë Ndroqit. Tashmë ky ambient ofron mundësi dhe standarde bashkëkohore për 80 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe parashkollor.
 
Në përurimin e ambienteve të reja të kësaj shkolle mori pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili falenderoi mbështetësit e projektit që bënë të mundur realizimin e këtij investimi të domosdoshëm për këtë fshat, i cili vjen edhe në kuadër të nismës së Bashkisë së Tiranës për të rikonstruktuar shkollat në gjithë territorin e saj.

[gallery]19427[/gallery] 
Nënkryetari Seferi u shpreh se fëmijët dhe infrastruktura arsimore është vazhdimisht në fokusin e Bashkisë së Tiranës, ku u bënë të mundur rikonstruksioni i të gjitha çerdheve dhe është duke përfunduar edhe rikonstruksioni i të gjitha kopshteve në Tiranë.

“Ashtu sikurse për çdo familje, gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët, edhe në punën tonë, gjënë më të shtrenjtë që kemi janë fëmijët; pra rregullimi i infrastrukturës shkollore, kopshtet, çerdhet, shkollat përbën fokusin tonë kryesor të punës”, shtoi Seferi.

Seferi garantoi edhe një herë se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të mbajë premtimin për të ndërtuar edhe 20 shkolla të reja në gjithë territorin e saj, duke synuar që të shmangë përfundimisht mësimin me dy turne.

“Sfida jonë për të ardhmen është akoma më e madhe. Ne duam që brenda mandatit tonë të ndërtojmë edhe 20 shkolla, për të hequr përfundimisht sistemin me dy turne, që tashmë është bërë një gangrenë e arsimit tonë”, u shpreh Seferi.

Më tej, ai theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i trajtojë me të njëjtin standard dhe vëmendje si zonat urbane, ashtu edhe ato rurale të Bashkisë së re të Tiranës.

Ai ka kujtuar se me miratimin e buxhetit të ri për vitin 2017 fshati do ketë një vëmendje të shtuar sa i përket investimeve, por edhe nxitjes së zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit. Në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, në 13 ish-komunat, por edhe në 11 që janë brenda qytetit, punohet me të njëjtin ritëm, të njëjtin përkushtim, për të rregulluar e sistemuar të gjitha këto shkolla.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur