Sekretari amerikan i shtetit e shpalli non grata, çudit analisti pranë Rithemelimit, Bytyçi: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK

Sekretari amerikan i shtetit e shpalli non grata, çudit analisti pranë Rithemelimit, Bytyçi: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK

Analisti pranë Rithemelimit Enver Bytyçi, ka bërë një postim të çuditshëm në rrjete sociale ku shkruan se Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë do të takojë sipas tij fshehurazi edhe Sali Berishën, personin që vetë e shpalli të padëshiruar në SHBA.

"Burime të besueshme bëjnë me dije se Blinken do të zhvillojë një takim sekret, jashtë syve të SPAK, me kreun e PD, Sali Berishën", shkruan Bytyçi, që me shumë gjasa po bën ironi ose sarkazëm.

Kujtojmë se që pas shpalljes së Berishës non grata të gjithë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë e kryesisht ata të SHBA që kanë vizituar Tiranën kanë shmangur çdo kontakt me ish kryeministrin.

Pra asnjë zyrtar amerikan nuk mundet të takojë një person non grata nga Departamenti i Shtetit sa të jetë vendimi në fuqi, pasi kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe fund i karrierës së tyre si zyrtarë.

Aq më tepër kur bëhet fjalë që bëhet fjalë për vetë Sekretarin e Shtetit, i cili e ka firmosur me dorën e tij shpalljen non grata të Berishës me motivacionin, "korrupsion i lartë dhe minim të demokracisë".

Absurde e bën këtë deklaratë më tepër edhe fakti se Berisha ndodhet në arrest shtëpie dhe i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 05/03/2024 08:12

    Briken nje anti Shqiptar, i shoqëruar nga djali i Sorosit i erdhi fundi e kërkon të Vjelë ca para që amerikanët e së majtës Amerikane e kanë lënë Rrugën e Zotit e fshihen pas krimit të Sorosit.

    Përgjigju
  • Herkuli Shqiptar: 14/02/2024 11:07

    Sa budallenj qe jeni o komentues, po se kuptoni ironine e gazetarit? Po nji gur qe hodhi ne pus, dhe ju u turret pas gurit ne fund te pusit. Skeni faj, arsimimi i dobet i trasheguar ne vite, reflekton dhe mos kuptimin tuaj ne cdo aspekt. Kuptoheni mesazhin e gazetarit se eshte shume e kuptueshme dhe therese, nuk eshte faji i gazetarit qe me nje karrem te vockel kap me qindra kile peshq, vellezer te dashur shqiptar.

    Përgjigju
  • Durimi vasha: 13/02/2024 19:47

    Po nuk ka ndonje gje qe nuk shkon jo se doti kerkij te fala podote konsulltohet per oroblemet e shtetit duke e ditur se ne fakt ZBerisha eshte personalitet i defjuar i afte ei sinqert i pa koruptuar dhe ndoshta ishin te nxituar qe degjuan te dhenat nga drejtusit e shtetit shqioetar dhe ne nje far menyre e kan kuptuar fabimin dhe i vejn riabelitim dhe i japin besimin dhe detyrat per problwmet qe ka qeverisja nuk eshte cudi e madhe politika keshtu eshte

    Përgjigju
  • Nazmi: 13/02/2024 15:43

    O zot cfar analisti, emri dhe mbiemri me i yrryer qe mund te kete njerezimi.

    Përgjigju
    • ylli: 14/02/2024 15:21

      Cudirat shqiptare!!! shpresoj mos të ketë shumë analistë të tillë Shqipëria.

    • Bujar: 14/02/2024 11:09

      Me emrin ok me mbiemrin qa kishe qe mos te them ne sms se nuknje perball do doja te kisha perball t qija krejt ropt e mbiemrin tuaj

    • Baba usa: 14/02/2024 00:47

      Amerika me budallej nuk humb koh..RESPEKT

  • ore eshte ne rregull ky: 13/02/2024 15:02

    ketij i paskan ikur bletet, sekretari amerikan do te takoj nje politikan shqiptar per me teper non grata te nje vendi qe seshte aq sa gjysma e lagjes brooklyn... cohu enver nga varri

    Përgjigju
  • Philipo: 13/02/2024 13:02

    Hajde bytyc hajde ku e gjete kete zgjuarsi aman mos ta ka dhen gje sala te jesh gjeni fare te flasesh per sekretarin blinken se ke do takoj dhe ke jo..dhe ke ate plak zullumqar qe njemij e nje te zeza I ka ber atij vendi turp

    Përgjigju
  • Telniku: 13/02/2024 10:53

    O Bytyc ish komunist me shkollen parties.Po de she mund te postojme ndonje foto o mec prej Myc Hasi

    Përgjigju
  • Arditi: 13/02/2024 08:25

    Ju flisni per Sali UDBne por Rama qe nuk nxjerr censusin dhe ne 12 vjet qeveridje i ka ikur 40% e popullsise ? Cfare e ben kte? Vizionar? I rrofshin kullat e parase se droges qe trecereku po i kthen ne hotele se ska bleresa

    Përgjigju
  • Një grusht surratit: 13/02/2024 08:12

    Poshtë ballkonit do t'i shkojë Blinkeni? Kurse Likes do t'i kërkojë të falur që e traumatizoi.

    Përgjigju
  • Mohammad: 13/02/2024 04:35

    O shoku veri,se spo mkujtohet. Si e ke pseudonimin tek udb?! Se kte tek sigurimi shtetit e di????????????????????????. Ju ka msu"ndermarja" e keni fantazine shume te shfrenuar????????????????????????

    Përgjigju
    • Bujar: 14/02/2024 11:06

      Veriu ta q m kurse per te tjera thuaj qa te duash

    • Joli: 14/02/2024 08:15

      Po

  • TA RRAS LALA: 12/02/2024 20:41

    Çojeni ktë analistin te psikjatri se gjynaf njeri është dhe ky se paska mbërdhif nga trut i mjeri Enver Bytyçi.Roft Sali Bajga e i përjetshēm qoft kujtimi për Enver Bytyçin çiçin.

    Përgjigju
    • Pellazgjia: 14/02/2024 07:53

      Nje Gazetar JO BITYC, por TYC na beri per te qeshur, me fantazine e tij prej nje IDIOTI te Papare. HEDH nje budallai nje gur ne detin dhe hidhen te gjithe per ta nxjerr prej saj.

    • I Fort si Pambuku: 14/02/2024 02:20

      Ta Ras Lala qenke i fortë për komente Rofsh të përshëndes

    • Masllan Meçi: 13/02/2024 06:34

      Nuk besoj se do te rreshqasi ne akull sekretari I shtetit Amerikan dhe do te takoj Berishen . Mund te kete qene I dehur analysts berishjan . Ky nuk qenka analist.

    • Gimi: 13/02/2024 04:23

      Analystin duhet ta kete rafe gruja sa dhe ka rjelle nga trute

    • Tetovari: 12/02/2024 23:30

      Hesht mor gomar koperative

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja