Sekretari i GRECO,analizë për
Shqipërinë: Duhen ende reforma

TIRANE - Wolfgang Rau, sekretar organizativ i GRECO, Grupi i shteteve të Këshillit të Europës kundër korrupsionit thekson se Shqipëria ka ende punë për të bërë për luftën kundër korrupsionit në vend. “Shqipëria ka kryer një proces domethënës reformash në të dyja fushat.

Mes të tjerash, Kodi Penal u amendua në 2012, për të kriminalizuar qartësisht marrjen e ryshfetit nga zyrtarët e huaj dhe ndërkombëtarë, për të rritur nivelin e sanksioneve për ryshfetin në sektorin privat dhe për trafikun e interesave.

Për më tepër Shqipëria ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar transparencën e financimeve të partive politike, duke përfshirë donacionet dhe donatorët, siguruar monitorimin e KQZ në dy drejtime: aktivitetin e përditshëm rutinë dhe financimin e fushatës elektorale, si edhe për të përcaktuar sanksione lidhur me thyerjen e rrregullave të financimit.

Sfida kryesore tani mbetet zbatimi efektiv, në praktikë i kuadrit të ri ligjor”, thotë ai. Ndër të tjera, sipas zyrtarit europian, deri tani progresi është shumë i limituar dhe zbatimi i ligjit është penguar nga një mungesë informacioni dhe mirëkuptimi të përgjithshëm për gjithë sa parashikon Kodi Penal për korrupsionin.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet