Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe: Përmes vaksinave dhe trajtimeve, COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe: Përmes vaksinave dhe trajtimeve, COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm

Foto ilustruese e vaksinës anti-COVID

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, përmes vaksinave dhe trajtimeve COVID-19 do të jetë një sëmundje që do të kalohet si grip i zakonshëm.

Matt Hancock i tha "Daily Telegraph" se ai shpresonte që ilaçet e reja deri në fund të vitit 2021 mund ta bënin COVID-19 një sëmundje të shërueshme.

Ndërkohë shkencëtarët kanë paralajmëruar se situata pandemike është tepër kritike për shkak të varianteve të reja të COVID-19.

Sekretari i Shëndetësisë tha gjithashtu se shpreson që pjesa më e madhe e popullsisë të vaksinohet deri në shtator të këtij viti.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë cili ka nisur vaksinimin anti-COVID.

Në vend aktualisht është miratuar përdorimi i 3 vaksinave të ndryshme Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Numri total i infektimeve ka shkuar 4,013,799, ndërkohë që ai i infektimeve është 2,094,007 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'