Foto: Scott Bessent

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Omanin të qëndrojë larg çdo përpjekjeje për të futur një sistem pagese në Ngushticën e Hormuzit, duke kërcënuar me sanksione kundër atyre që janë të përfshirë.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha në X, se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime kundër kompanive ose qeverive që mbështesin iniciativa të tilla.

"Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të vendosur një sistem pagese në Ngushticën e Hormuzit. Omani, në veçanti, duhet ta dijë se Thesari i Shteteve të Bashkuara do të synojë në mënyrë agresive çdo aktor të përfshirë - drejtpërdrejt ose tërthorazi - në lehtësimin e pagesave për Ngushticën, dhe çdo partner i gatshëm të bashkëpunojë do të penalizohet. Të gjitha kombet duhet të refuzojnë kategorikisht çdo përpjekje të Iranit për të prishur rrjedhën e lirë të tregtisë. Kanë ikur ditët kur Teherani terrorizonte rajonin dhe botën", shkroi Bessent.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media: SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje, 60 ditë armëpushim! Pritet miratimi i Trump