Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Sezonin turistik të 2022-it e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova me 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj. Shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas.

Sipas INSTAT, rreth 37% të totalit të vizitorëve në vend, që konsiderohen si turistë e zënë ata vendas. Pas turistëve vendas, renditen shtetasit e Kosovës. Hyrjet e shtetasve nga Kosova, të cilët patën peshën kryesore të turizmit gjatë periudhës qershor-shtator 2022 variuan nga 11%-16.7% muaj pas muaji (shiko grafikun në fund).

Pas shtetasve të Kosovës, për vendin e dytë “garojnë” italianët dhe polakët. Në qershor dhe korrik vizitorët nga Polonia ishin të dytët, me përkatësisht 7.1 dhe 6.3% të totalit të vizitorëve turistikë në vend. Në gusht dhe shtator, stafetën e morën italianët, me përkatësisht 6.7% dhe 8.7% të totalit të numrit të vizitorëve gjithsej.

Gjermanët përbënë rreth 5-6% të totalit, të ndjekur nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut (4-5%).
Risi për këtë sezon ishin dhe 2.6% turistëve të huaj që vizituan vendin, kryesisht gjatë muajit qershor, pas disa mungesash nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtetasit europianë gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për Shqipërinë. Rëndësia e këtyre të fundit qëndron në faktin se turistët jo rezidentë janë ata që sjellin më shumë të ardhura në ekonomi, dhe këtë e tregon më së miri edhe rritja e porosive në bare, restorante, hotele, rritja e likuiditetit etj.

Nga Kosova dominojnë turistët që vijnë të paorganizuar, me makinat e tyre, ndërsa polakët vijnë kryesisht përmes agjencive turistike. Në total, gjatë katër mujorit të sezonit turistik 2022, 62.5% e vizitorëve në vend ishin turistë të huaj, pjesa tjetër vendas.

Megjithatë, kriza ka prekur dhe vizitorët e huaj, që po shfaqen më të kufizuar në shpenzime. Fatos Çerenishti, Administrator “FAFA Group” që ofron kapacitete të mëdha akomoduese në zonën e Golemit, pohon se viti 2022 në tërësi, me pjesën e sezonit veror si kryesor, ka qenë i mbarë për hotelerinë.

Por, ai shton edhe pse në numër turistësh ka rritje, shpenzimet e tyre kanë qenë të ulëta, sidomos sa u takon shpenzimeve jashtë paketës, në bar-restorante.

“Ky segment ka shfaqur tkurrje në të ardhura dhe mesa kuptoj është tendenca e kursimit, por edhe mundësive më të ulëta për të shpenzuar nga ana e individëve dhe familjeve, në kushtet e shtrenjtimit të kostos së jetesës me të cilën po përballemi të gjithë”, pohon ai./Monitor

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump