SHKODËR, 26 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/- Forcat e policisë së Shkodrës sekuestruan sot një sasi bimësh narkotike të zbuluara në vendin e quajtur "Bjeshkët e Sermës"
Burime zyrtare pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se kanë qënë 735 bimë narkotike, Canabis Sattiva të zbuluara dhe sekuestruara në këtë zonë, ndërkohë që nga ana e struktuara përkatëse filloi procedimi penal, për veprën penale e "Kultivimit të lëndëve narkotik", pa autor, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm.z.t/./a.g/










