Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 76 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga edhe 3 persona të cilët e posedonin sasinë e drogës.

Shkodër, sekuestrohen 76.5 kg kanabis, arrestohen 3 persona

Policia bën të ditur se, kjo sasi droge është sekuestruar në sajë të një operacioni të koduar “Vuksanaj” ku është  bërë arrestimi në flagrancë i  Binak Arra, 41 vjeç, Agostin Stenaj, 21 vjeç dhe Gjin Livalli, 30 vjeç. 

Shkodër, policia sekuestroi 240 mijë lekë dhe një fuoristradë

Në momentin e arrestimit të tyre u  janë gjetur dhe sekuestruar 76.5  kg bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 240 200 lekë dhe një automejt tip Land Rover me targë AA 684BF.

shkoder

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)