Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet edhe një ikonë me vlera historike! E kishte vjedhur në kishë e do e shiste

Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike kanabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike në Durrës.

Në kuadër të operacionit "Ikona" është arrestuar në flagrancë 45-vjeçari Ç. P,  i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

45-vjeçari ikonën e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare. Ai akuzohet për veprat penale "Trafikimi i  lëndëve narkotike" dhe "Trafikimi i veprave të artit".

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Ikona". Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike.  Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Ikona", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:  Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare.  Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht