Sekuestrohen 42 mijë metra katrorë tokë e 10 llogari bankare të 4 vëllezërve Hoxha! Në Itali pjesë e trafikut të drogës e prostitucionit! Njëri, anëtar i grupit të kokainës të Jetmir Kastratit

Sekuestrohen 42 mijë metra katrorë tokë e 10 llogari bankare të 4 vëllezërve Hoxha! Në Itali pjesë e trafikut të drogës e prostitucionit! Njëri, anëtar i grupit të kokainës të Jetmir Kastratit

SPAK

Plot 42 700 metra katrorë tokë arë dhe truall, në Kurbin dhe Vorë, 2 vila dhe dhjetë llogari bankare me vlerë 250 mijë euro në pronësi të 4 vëllezërve Hoxha janë sekuestruar me vendim të GJKKO-së informoi sot (15 prill 2024) Prokuroria e Posaçme.

Përmes dy vendimeve të dhëna nga GJKKO më 16 shkurt dhe 28 shkurt 2024 janë sekuestruar pasuritë e vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha (nipi i tyre) në kuadër të një procedimi pasuror nr 49 të vitit 2023.

Një nga vëllezërit anëtar i grupit të Jetmir Kastratit

Subjekti i këtij procedimi pasuror është dhe Zamir Hoxha i cili akuzohet se është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që furnizonte që  drejtohej nga shkodrani Jetmir Kastrati dhe gjatë viteve 2018 – 2019 furnizuan me drogë nga Kolumbia e Ekuadori vendet e BE-së.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë” informoi sot (15 prill 2024) SPAK.

Vëllezërit të dënuar dhe për trafik droge në Itali
Ndërkohë të gjithë vëllezërit, Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

Nipi u arrestua në Gjermani 

Subjekti i hetimit pasuror është dhe Alfonc Hoxha, nipi i tyre që është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta

Pasurite e sekuestruara
1 -Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
2 - Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;
3 - Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3 katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;
4-  Pasuria e paluajtshme e llojit  “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati  përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha
5- Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.)
6-   Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
7- Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;
8-  Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.
9- Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.

SPAK informon se po vijojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, informoi sot SPAK

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 15/04/2024 17:47

    po per skandalin e Lali Erit pse nuk flisni. Skandali me i madh ne vend aktualisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015