Selenicë, PD fiton bashkinë
e majta Këshillin Bashkiak
Në Bashkinë e Selenicës ka fituar kandidati i së djathtës Përparim Shametaj, por Këshilli Bashkiak do të kontrollohet nga koalicioni I majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane.
TIRANE- Në Bashkinë e Selenicës ka fituar kandidati i së djathtës Përparim Shametaj, por Këshilli Bashkiak do të kontrollohet nga koalicioni I majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane. Kandidati i së djathtës ka marrë 6155 vota, nga 5116 të kandidatit të ASHE-s, por nga votat për Këshillin Bashkiak ASHE ka marrë 6591 vota, ndaj 4252 që ka marrë kualicioni i djathtë.
Në Bashikinë e Selenicës, Partia Socialiste ka pësuar një rënie prej 8.6%, duke marrë 2498 vota, PD ka marrë 2065 vota, duke pësuar rënie me 4.6, ndërsa LSI është rritur me 3.8%, duke grumbulluar 1029 vota, krahasuar me 2011-n. në fakt kandidati I majtë në Selenicë Kasem Cenaj është propozuar nga LSI në koalicionin e majtë. Ndërsa ulja e votave të PS-së dhe rritja e LSI-së lë të kuptosh dhe një kundërshtim për kandidatin. Aq më shumë kur në Këshill e majta del fituese. Në bashkitë e tjera të qarkut Vlorë, si Konispoli, Saranda dhe Himara, shumica në Këshillat Bashkiak i përket përfaqësuesve të ASHE-s, ndërsa në Finiq shumicën e ka MEGA.
MallakastërKanidati i së djathtës në Mallakastër Agron Kapllanaj, ka fituar me 1679 vota, para kandidatit të së majtës Shyqyri Kapllani. Ndërsa nga votat që janë numëruar për Këshillin Bashkiak, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë më shumë se dyfishi i votave se aleanca e djathtë. ASHE ka marrë 7152 vota, ndërsa APPD 3090 vota, kur janë numëruar 35 nga 56 kuti votimi.
Në Mallakastër PS ka 1944 vota, duke pësuar rënie me rreth 17%, PD 1 116 vota, duke marrë rreth 8% më pak vota dhe LSI 1 311 vota, 4% më shumë nga zgjedhjet vendore të 2011-s. Ashtu si në Selenicë, qytetarët kanë votuar për kandidatin e djathtë ndërsa për Këshillat Bashkiak i kanë dhënë votën ASHE-s, duke refuzuar në këtë mënyrë kandidatin për kryetar.
FierNë qytetin e Fierit ASHE ka fituar më shumë se dyfishin e votave krahasur me aleancën e djathtë, ku ka marrë 19 mijë vota nga 8 mijë që ka marrë APPD, kur janë numëruar 97 nga 219 kuti. PS ka marrë 10 607 vota (36.79%), duke pësuar një rënie prej 1.1%. LSI ka grumbulluar 6 099 vota, duke u rritur me 14%, ndërsa PD ka marrë 5 395 vota, duke pësuar ulje me 2%.
Partia Republikane në Fier, kur janë numëruar më pak se gjysma e kutive, ka marrë 774 vota (2.79%), duke rënë me 1.5%. Këshillat Bashkiak në bashkitë e tjera të Qarkut të Fierit si Lushnja, Divjaka, Patosi dhe Roskoveci, do të kontrollohen nga përfaqësuesit e ASHE-s. Këto janë të dhënat e votave në Këshillat Bashkiak në Fier dhe Vlorë deri në mesnatë sipas KQZ, ndërkohë që procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.3%
-
Negativisht
28.4%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 1829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30