Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, po kalon një provë të vështirë shëndetësore. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në ‘Twitter’. Report Tv mëson se deputeti socliast ka pësuar një ishemi cerebrale, por gjendja e tij për momentin është përmirësuar dhe nën kontrollin e mjekëve në spital, edhe pse pa garanci.

Kreu i qeverisë lutet që deputeti Stërkaj ta përballojë si kampion këtë provë të vështirë pas një befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.  

Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty.

Kryeministri Edi Rama


(Postimi i kryeministrit Edi Rama)