Parapërgatitjet për udhëtim kërkojnë kohë dhe kujdes të veçantë. Përveç biletës dhe pashaportës që janë kritere të domosdoshme, nisjes për udhëtim i nevojiten një serë sendesh që e plotësojnë bagazhin e dorës dhe shtojnë komoditetin personal.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
- Mjetet e para të nevojshme janë një jastëk me fryrje dhe një maskë për sytë. Këto shërbejnë sidomos për orët e gjata të udhëtimit dhe për një gjumë të qetë, por jo vetëm.
- Tapat për veshë. Shpeshherë një bebe që qan është terrori i shumë pasagjerëve. Mund të përdoren dhe kufjet me muzikën e preferuar.
- Nga nisja deri në mbërritje ka gjithmonë ndryshime klimaterike dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur. Një shall është zgjidhja e duhur ose të paktën xhaketa të mbahet në dorë.
- Libri është gjithmonë i lejueshëm dhe përpara nisjes ja vlen të kalohet më parë nga qoshku i revistave dhe guidave që ofrojnë aeroportet. Mbi të gjitha hartat që ndihmojnë ata që udhëtojnë për biznes.
- Disa produkte kozmetike të lehta do t’i shërbenin akoma më shumë udhëtimit. Përveç deodorantit dhe furçës së dhëmbëve, disa kremra hidratues bëjnë punë pasi lartësia është vrasëse për tharjen e lëkurës.
- Disa produkte është vështirë të gjenden me të mbërritur në pikëmbërritje, prandaj është mirë të merren me vete. Përshembull lëngu i lenteve të kontaktit ose gjëra të tjera personale.
- Çorapet që ndihmojnë qarkullimin nga ngjeshja e ajrit janë aleat i mirë i udhëtimit. Gjenden edhe në aeroport.
- Udhëtimi duhet parë shpeshherë si piknik i vogël, ndaj nuk duhet të mungojë asnjëherë ushqimi juaj i dashur i mbledhur mirë në letër i shoqëruar me një shishe ujë të blerë nga aeroporti, sidomos në rastet e udhëtimeve gjatë natës ku personeli mund të mos kalojë për shërbim.
- Humbja e çantës përkohësisht ose ku i dihet përgithmonë… ndodh jo rrallë. Pakot e vogla dhe me vlerë mund të mbahen më mirë në çantën e dorës për t’i shpëtuar incidenteve.
- Në bagazhin e dorës sigurisht që mund të përfshihen sendet tona të çmuara si disku me këngët e preferuara, dhurata e personit që do të vizitoni, mbulesa e vogël prej pëllushi i bebes tuaj, etj.

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)










