Në mars 2024 polici e Shkodrës zbuloi një plantacion me mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, dy muaj më pas policia vuri në pranga 48 vjeçarin, njëri nga 2 autorët.
I arrestuar është Pëllumb Lohja.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasi Nasel Lohja, 38 vjeç, i cili u arrestua gjatë operacionit, më datë 28.03.2024, në fshatin Luarz, Velipojë, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis, me qëllim kultivimin në tokë, informoi sot policia e Shkodrës

Gjatë operacionit, në këtë fshat, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, informoi sot policia e Shkodrës.
Dosja i kaloi prokurorisë së këtij qyteti.
S.G/Shqiptarja.comKomente

