Serbët vendosin barrikada, ato hiqen nga banorët shqiptarë në veri

Serbët vendosin barrikada, ato hiqen nga banorët shqiptarë në veri
Grupe serbësh kanë vendosur sot, në orët e hershme të mëngjesit, barrikadë në rrugën që shpie për në tri fshatrat shqiptare të komunës së Leposaviqit, njofton “Koha Ditore”.

Vendosjen e barrikadave në rrugë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i tri fshatrave shqiptare, Haki Imeri.

 Sipas tij, grupe serbësh të premten, në orët e hershme të mëngjesit kanë vënë barrikada me rërë në vendin e quajtur Kamenicë, pikërisht aty ky rrugët për tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit - Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vllahisë, ndahet nga magjistralja e Ibrit. Sipas pohimeve të Imerit, sot, në orët e mëngjesit, një kombibus, që qarkullonte për në këto tri fshatra, ka parë se rruga ishte e barrikaduar, prandaj ishte kthyer thatë për në Mitrovicë. Udhëtarët, banorë të këtyre fshatrave, janë detyruar të shkojnë në këmbë në shtëpitë e tyre, të cilat nga pika e barrikadimit janë larg mbi 7 kilometra.

Këta banorë tash mund të përdorin vetëm rrugët anësore nëpër Shalë të Bajgorës, të cilat aktualisht s’mund të shfrytëzohen për shkak të grumbujve të borës, që ende nuk janë shkrirë në këto bjeshkë të larta. Edhe mësimi do të ndërprehet, pasi që arsimtarët udhëtojnë nga Mitrovica, sikurse edhe mjekët, thotë përfaqësuesi i tri fshatrave.

I ashtuquajturi Shtab serb i Krizës në veriun e Kosovës ka dhënë urdhër që kjo rrugë të bllokohet, meqë, sipas tyre, këtë rrugë mund ta shfrytëzuakan pjesëtarët e ROSU-s, KFOR-it dhe EULEX-it.  Mbylljen e kësaj rruge me barrikada të rërës për në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Por, pasdite, banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar e kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.

Tashmë një rrugë pranë Leposaviçit, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte katër fshatra, përkatësisht Koshtocën, Vllahinë, Bistricën dhe Cerrajën, fshatra me popullsi kryesisht shqiptare dhe atë në prani të forcave të KFOR.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'