Serbët luajnë dramën e grave
kosovare, që lufta i la pa burra

Serbët luajnë dramën e grave<br />kosovare, që lufta i la pa burra<br /><br>
Një dramë për dy gra, vjehrrën dhe nusen, të cilat edhe dhjetë vjet pas zhdukjes së burrave të tyre në luftën e Kosovës, jetojnë së bashku; të vrara nga jeta dhe pafuqishme për t’i vajtuar siç duhet të vdekurit e tyre, do të luhet nga artistët serbë e shqiptarë së bashku. 

Vepra do të ngjitet në skenë nga regjisorja serbe Bojana Lazic. “Gishti” vjen premierë për publikun e Tiranës mbrëmjen e datës 24 shkurt. Protagoniste në këtë shfaje do të jenë dy aktore të njohura Rozi Kostani dhe Ina Morinaj. Dramaturge në shfaqje është Olga Dimitrijevic, kostumografe Sofi Kara dhe koreograf Damjan Kecojevic.

Premiera do të luhet në sallën “Goethe” që sapo është ndërtuar në Teatrin Eksperimental. Kjo është hera e dytë që një shfaqje serbe vihet në Tiranë, pas dramës “Nëna dhe fëmija”, ku rolin kryesor e ka luajtur Ema ndrea me regji të Dino Mustafiç.  Drama Gishti është një histori për traumat shoqërore të pasluftës. Kjo premierë vjen në Tiranë pas një turneu shfaqjesh që kanë nisur nga Beogradi, Shkupi dhe Prishtina. 

Doruntina Basha autorja e kësja drame është e njohur për veprat e saj në skenën e teatrit, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Tiranë. Ajo shprehet se “Edhe pse veprimi është vendosur në mjedisin patriarkal, që jeton sipas zakoneve të vjetra, drama e tejkalon temën e patriarkatit.” 

Rozi Kostani: Shfaqja e regjisores serbe një perspektivë e fuqishme femërore
Në dramën “Gishti” rrëfetet historia e Zojës dhe Shkurtes që do të interpretohet nga Rozi Kostani dhe Ina Morina. Po si do të shfaqen në skenë këto zonja. Për aktoret Rozi Kostani dhe Ina Morinaj, “ky bashkëpunim është shkëmbim përvojash të ndryshme aktoriale dhe regjisoriale. “

 “Çështja e personave të zhdukur është tematizuar në dramë, në të cilën një shkrimtare nga një perspektivë e fuqishme femërore, hedh dritën mbi plagët sociale dhe individuale, dëshpërime dhe plasaritje”, shprehet aktorja Kostani. Më tej ajo shprehte se “Zhdukja është një element shumë i rëndësishëm që i bën kto dy personazhe të vërtiten e të vërtiten rreth një çerthulli të mbyllur. Mund të them një rreth vicioz të cilat ato kanë 10 vjet që ndërtojnë një realitet tjetër. Është ndërtuar e tëra në bazë të improvizimit duke njohur skenën.

Ne kemi improvizuar dhe çdo provë ka qënë 100% aty”, tha aktorja Kostani. Ndërsa Ina Morinaj shton se bashkëpunimi me regjisoren serbe Bojana Lazic ka qenë “një punë fantastike”: Ne kemi patur liri totale të të dhënit gjithçka nga vetja. Ju ftoj të gjithëve që ta shihni shfaqjen për marrëdhënien e mrekullueshme të këtyre dy femrave në pjesë”
, tha Morinaj. 

Regjisorja serbe Lalic: “Gruaja viktimë e luftës, nuk është një temë ekskluzive vetëm për Ballkanin”
E ngacmuar nga historitë e familjarëve të prekur nga lufta në Kosovë, pasi ka lexuar librin e Doruntina Bashës, i cili është publikuar në vitin 2011, regjisorja serbe Bojana Lazic ka kuptuar të vertetetën tragjike të luftës që edhe vetë autorja e dramës ka përjetuar me familjen e saj. Të dyja ato kanë  kontatuar se kohët e reja të pasluftës në Kosovë nuk e kanë ndryshuar gjendjen e grave. Regjisorja ka dashur të zbërthejë shtypjen e  dyfishtë që u bën lufta grave, tmerri dhe më pas shtypja që u bën shoqëria, që thjesht refuzon ta dëgjojë rrëfimin e tyre.

Një regjisore serbe e ndjen për detyrë të vërë veshin e t’i dëgjojë. Ndërsa ka ardhur në Tiranë për shfaqjen Bojana Lazic u shpreh se “Me këtë ekip femëror unë mbyll dhe një kërkim timin mbi përvojën personale dhe kolektive të traumave të luftës. Kjo nuk është një temë ekskluzive për Ballkanin. Është një temë planetare sepse gjithmonë dikush humbet një njeri të dashur dhe e pret atë pafundësisht”

Ndërsa më tej Lazic u shpreh se “Celësi kryesor i leximit të kësaj vepre nuk ështe lufta por pasojat e saj të cilat na vijnë në përditshmërinë dhe aspiraten për të ardhmen nga një perspektivë e fuqishme femërore”. Ndërsa dramaturgia Olga Dimitrijeviç tha se “Një nga cilësitë e jashtëzakonshme të kësaj vepre është mënyra se si këndvështrimi femëror na vjen në këtë marrëdhënie komplekse, ambivalente dhe e shtresuar mes dy grave. Është një pjesë dramatike e fuqishme bashkëkohore-klasike".

drama

Kiço Londo: Dhimbje që Teatri Kombëtar s’do jetë më
Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental Kiço Londo ka shprehur dhimbjen e tij që institucioni si pjesë e godinës së Teatrit Kombëtar nuk do të ekzistojë më pas zhvillimeve të fundit, ku qeveria ka premtuar ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. “Mosekzistenca e Teatrit Kombëtar dhe godinës së tij janë një dhimbje e madhe për mua... Dhe dhimbjet e mëdha shkaktojnë vuajtje dhe heshtje”, tha Londo. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi