"Serbi jua boni pak", incident në Durrës, punonjësi i hotelit ofendon pushuesin nga Kosova (Foto)

Hoteli ku pushuesi nga Kosova u konfliktua me recepsionistin

Disa mesazhe ofenduese që po qarkullojnë në rrjet nga një punonjës i një hoteli në qytetin e Durrësit "Ylli i Detit", me një pushues kosovar ka bërë që të ngrihen nota urrejtjeje në anën tjetër të kufirit.

"Ro*t e shpis ku t'i keni me fis, rracë m*ti, ju kosovarët e qelbur. Serbi ju boni pak", ka qenë njëri nga mesazhet ofenduese që ka mbërritur në adresën e kosovarit. Këto mesazhe u bënë virale dhe pati shumë reagime. Një ndër to që reagoi ishte edhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili u shpreh se Shqipëria nuk zhvillohet në këtë mënyrë. 

“Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shohim më. Nuk është vetëm një punëtor i hotelit” Ylli i Detit”, që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar, por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar dhe ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri,”- shkruan Pacolli krahas fotove të bisedës që i publikoi në rrjetet sociale.  


(Biseda e plotë mes punonjësit të hotelit dhe pushuesit kosovar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Administratori flet për Shqiptarja.com: S’pagoi lekët, punonjësi u pushua nga puna!

Një tjetër version vjen nga Durrë për incidentin me pushuesin kosovar. Administratori i hotelit në një prononcim për “Shqiptarja.com”  ka treguar një tjetër version për ngjarjen. Ai është shprehur se pushuesi nga Kosova ka bërë një rezervim nga një numër pune i cili menaxhohet nga stafi i recepsionit.

Hoteli sqaron se përveçse dhoma u rezervua tre ditë pa pagesë paraprake, pushuesi nuk ka denjuar as të paraqitej dhe as të lajmërontë për mosparaqitjen.

Dha një përgjigje shumë të thjeshtë: “Jam akomoduar në një hotel tjetër”, duke lënë këtu dhomën e prenotuar.  Absolutisht ne distancohemi nga fjalët fyese dhe sharjet të cilat nuk kanë asnjë justifikim. U mblodh stafi në moment dhe ai që kishte shkruar e justifikoi si një akt instiktiv nga ngarkesa e punës . Në emër të stafit dhe administratorit i kërkuam falje publike personit të lënduar, duke mos vënë kurrë në dyshim dashurinë dhe respektin për vëllezërit tanë kosovarë. Do t’ju luteshim të gjithëve mos t’i jepni nota urrejtjeje aq më pak përgjithësuese. Është vetëm një rast i veçuar, një keqkuptim për të cilin ju kërkua ndjesë! Ju falenderoj për njoftimin, por kjo është e vërteta!

Reagimi i hotelit për ngjarjen me pushuesin në Durrës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert: 20/07/2018 10:22

    Pse nuk e ndeshkojn kete hotel megjob qe me ju dhan shkoll tjerve mos me ofendu ani nga kush ?

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/07/2018 18:59

    Turp, Turp dhe Turp !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb