Një tjetër version vjen nga Durrë për incidentin me pushuesin kosovar. Administratori i hotelit në një prononcim për “Shqiptarja.com” ka treguar një tjetër version për ngjarjen. Ai është shprehur se pushuesi nga Kosova ka bërë një rezervim nga një numër pune i cili menaxhohet nga stafi i recepsionit.
Hoteli sqaron se përveçse dhoma u rezervua tre ditë pa pagesë paraprake, pushuesi nuk ka denjuar as të paraqitej dhe as të lajmërontë për mosparaqitjen.
Dha një përgjigje shumë të thjeshtë: “Jam akomoduar në një hotel tjetër”, duke lënë këtu dhomën e prenotuar. Absolutisht ne distancohemi nga fjalët fyese dhe sharjet të cilat nuk kanë asnjë justifikim. U mblodh stafi në moment dhe ai që kishte shkruar e justifikoi si një akt instiktiv nga ngarkesa e punës . Në emër të stafit dhe administratorit i kërkuam falje publike personit të lënduar, duke mos vënë kurrë në dyshim dashurinë dhe respektin për vëllezërit tanë kosovarë. Do t’ju luteshim të gjithëve mos t’i jepni nota urrejtjeje aq më pak përgjithësuese. Është vetëm një rast i veçuar, një keqkuptim për të cilin ju kërkua ndjesë! Ju falenderoj për njoftimin, por kjo është e vërteta!
Reagimi i hotelit për ngjarjen me pushuesin në Durrës
Lajmi kryesor: