Serbi pëson infarkt në Valbonë e ndërron jetë, turistët shpëtohen me helikopter, ndihmë edhe nga Kosova! Del VIDEO nga operacioni

TROPOJË- Një turist serb  me inicialet si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës si pasojë e infarktit.

Ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë.

Turistët e tjerë mbetën të bllokuar për disa orë, më pas me ndihëm e helikopterit, të shërbimeve të Policisë Tropojë dhe kërkim-shpëtimit të Kos është bërë e mundur nxjerrja e e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Kjo nuk është hera e parë që turistët e huaj shpesh herë janë gjendur të kapur në grackë teksa nisin aventurat e tyre në ngjitjet drejt lartësive të maleve dhe terreneve në Shqipëri. Report Tv ka bërë një bilanc, nga ku ka rezultuar që shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda dhe të tjerë kanë humbur jetë teksa kanë ndjekur shtigje të panjohura. Për 4 muaj, 14 turistë janë shpëtuar, teksa numri i viktimave ka shkuar në 2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Dalin pamjet/ Momenti kur helikopteri transporton trupin e pajetë të turistit serb që vdiq në Valbonë

 

Grupi i turistëve serb që kishin mbetur të bllokuar në Valbonë janë shpëtuar. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

"Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionit e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të ateroj helikopteri. Për më shumë informata do të njoftoheni në vazhdim", thuhet në njoftimin e Shërbimit te Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja