Turistët ‘në grackën’ e aventurave për ngjitjet në lartësi! Për 4 muaj, 14 të shpëtuar, 1 viktimë

TIRANË- Eksplorimi i natyrës në jo pak raste ka zënë në grackë turistët e huaj që mbërrijnë në Shqipëri nga e gjithë bota. Për të shijuar pamjet magjepsëse që ofrojnë alpet shqiptare, duhet kaluar në terrene të vështira. Përgjatë muajve të fundit, dhjetëra turistë kanë hasur vështirësi dhe në ndihmë të tyre kanë shkuar jo vetëm forca policie, por edhe helikopteri i Forcave Ajrore. Por cilat janë rastet më të vështira të ndihmës dhënë turistëve në terren?

10 korrik – Shpëtohen tre turistë çekë në Parkun Kombëtar të Valbonës

Tre turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në kufirin mes Thethit dhe Valbonës. Dy operacione shpëtimi u deshën për shpëtimin e tyre nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore dhe për fat të mirë nuk pësuan dëme shëndetësore. Për shkak të terrenit dhe mjegullës në zonë, ishte e pamundur ndërhyrja fillestare me helikopterë. Efektivët udhëtuan në këmbë për disa orë për të nxjerr tre çekët në një vend të përshtatshëm për uljen e helikopterit në bjeshkët e Vashqefenit.

10 korrik – Shpëtohet turisti gjermanë në Karaburun, në Vlorë

Një 73-vjeçar gjerman humbi gjurmët në gadishullin e Karaburunit. Burri u gjet nga policia e Orikumit në gjendje të mirë shëndetësore. Ai kishte nisur një sinjal nga vendi ku ndodhej një gji në afërsi të Bristanit pas bazës së Pashalimanit. Gjermani është i apasionuar pas hiking dhe kryesisht vendeve të pa eksploruara.

26 qershor – Shpëtohen katër turistë në Parkun Kombëtar të Valbonës

Katër alpinistë mbetën të bllokuar në majën e Zhaporres në Valbonë. Ato po eksploronin zonën, por për shkak të majave të thepisura u bllokuan. Njëri prej tyre theu këmbën dhe një tjetër u dëmtua. Ata kërkuan ndihmë dhe helikopteri arriti t’i evakuonte duke i dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, ndërsa dy të tjerët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

18 qershor – Shpëtohen dy turistë te Syri i Ciklopit në Krrabë

Dy turistë gjatë eksplorimit të natyrës pranë vendit të quajtur Syri i Ciklopit ranë nga lartësia në një terren mjaft të vështirë dhe pësuan dëme të konsiderueshme. ata u shëptuan nga shërbimet e Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencat e u bë e mundur nxjerrja dhe dhënia e ndihmës së parë. Për shkak të rrezikut të lartë për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca dhe me helikopter drejt Spitalit të Traumës.

10 maj – Shpëtohet 1 turist gjerman në Parkun Kombëtar të Valbonës, 1 vdes

Një turist gjerman gjeti vdekjen në Valbonë, pasi ra aksidentalisht në greminë bashkë me një vajzë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth. Dy të tjerë njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje pas rreth dy orësh për shkak të terrenit të vështirë. Turisti, në moshë të re u gjet pa shenja jete, ndërsa vajza shpetoi pa lëndime.

6 maj – Shpëtohen dy turistë tunizianë në Parkun Kombëtar të Valbonës

Dy turiste nga Tunizia, 46 dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, humbën rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, morën dëmtime të lehta në këmbë dhe krahë.

8 prill – Shpëtohet një turist polak në Kanionin e Gjipes, në Himarë

Një turist polak ra në kanionin e Gjipesë dhe mbeti i bllokuar për disa orë. Si pasojë e rënies në 50 metra në greminë pësoi frakturë në këmbë dhe nuk mundi të lëvizte. Në ndihmë të tij shkuan zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore, të cilët hasën vështirësi për shkak të terrenit të vështirë. Nxjerrja e tij u bë e mundur përmes pajisjeve speciale, në bashkëpunim me Delta Force.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 13/07/2022 12:50

    Jam i mendimit qe shteti Shqiptar duhet te ndryshoje urgjent legjislacionin. Keto turiste dueht te paguajne ne raste te tilla nderhyrje me ambulance, helikopter, zjarrfikese etj, Ne perendim ne shtete si Gjermani, France, Belgjike etj nese je vizitor e merr ndonje sherbim te te tille te sjellin fature te kripur nga mbrapa. Ne asnje rast lloj lloj aventuarash te shtetasve te huaj nuk duhen te jene barre e taksapaguesve. shqiptar

    Përgjigju
    • Petrit: 13/07/2022 14:19

      Jam dakord, Duhet patjeter te jene te paisur me Siguracion Shendetesor. Para disa kohesh e shfaqa nje gje te tille ne komente, dhe Shqiptaret "bamires " m`u hodhen ne sulm me komente aspak dinjitoze.

  • John Doe: 13/07/2022 12:33

    Kjo kategori turistesh jane te padobishem dhe nuk sjellin perfitime per shtetin pasi quhen drifters dhe bredhin ne shume vende me shpenzime krejt minimale. Ndersa helikopteri i FA ka dite qe ftuturon mbi ato male per t'i shpetuar, nderkohe, ju sjell ne vemendje se mbajtja ne fluturim dhe mirembajtja kushtojne qindra mijera euro!! Gjithashtu, asnje helikopter nuk ngrihet nga toka ne rast aksidenti per shtetasit shqiptare. Kete do t'a konsideroja si nje skandal te madh!!!. Mjaft i shitet pordhe europes ne kurriz te shqiptareve!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar