BEOGRAD, 30 shtator /ATSH-TANJUG/ - Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 16 tetor, ku do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare për 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit dhe fitoren kundër fashizmit, njoftoi sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me ambasadorin rus në Serbi, Aleksander Çepurin, kryeministri serb deklaroi se gjatë bisedimeve ishte folur edhe për axhendën e presidentit rus.
Pritet që në Beograd, Putini të takohet me kryeministrin Vuçiç dhe me presidentin Tomislav Nikoliç.
"Putin do të marrë pjesë edhe në paradën e madhe ushtarake, parada që ne nuk i kemi bërë që prej 40 vitesh, ndërkohë që mendoj se ngjarja që do të përkujtojmë e meriton atë", deklaroi Vuçiç.
Ai shtoi se me presidentin rus do të flitej sidomos për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe./ a.jor.
/Shqiptarja.com