SERBI- Pas katër vitesh përpjekje, kryeqyteti serb Beogradi do të zhvillojë sot paradën gay. Ngjarja ishte anulluar për shkaqe sigurie 4 herë rrresht që nga viti 2010. Parada e sotme pritet të sigurohet nga forca të shumta policie, të cilët do të vendosen në gjithë qytetin.
 
Sipas mediave të huaja, Serbia po lejon këtë paradë si një shenjë afrimi me Bashkimin Europian, për të treguar rritjen e tolerancës në vend. Ndërkaq, kryeministri Aleksandër Vuçiç tha se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje për shkak të angazhimeve politike, por nuk do të shkonte edhe nëse do të ishte i lirë.
 
Kundër saj është shprehur edhe patriarku i Kishës Ortodokse, i cili e dënoi rëndë ngjarjen. Ndërkaq, dy të tretat e të anketuarve në një sondazh të 4 viteve më parë thanë se e shohin homoseksualitetin si një sëmundje. Por ky ndikim ka rënë shumë vitet e fundit, pasi disa ministra të qeverisë u shprehën në favor të marshimit. Marshimi i 2010-ës ishte e vetmja paradë hmoseksuale në kryeqytetin.
 
Redaksia Online