
Forca politike e Aleksandër Vuçiç me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë forcë qeverisëse e shtetit serb edhe për një mandat tjetër, kjo e parashikuar nga sondazhet në Serbi.
Kompania e sondazheve ‘IPSOS’, në exit-pollin e saj, deri më tani nxjerrin fitues Vuçiçin, pasi sipas projeksioneve forca e tij politike pritet të marrë 126 mandate në parlamentin serb.
Edhe projeksionet e “Serbia nuk duhet të ndalojë”, reflektojnë qëndrimin në pushtet të partisë së Vuçiçit.
Po ashtu, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka probabilitet të lartë të ruajë mandatin e tij dhe të vazhdojë advokimin në Parlamentin e Serbisë, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.



Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç shpall fitoren: Marrim më shumë se 125 deputetë! Projeksionet nxjerrin partinë e Vuçiç fituese, shqiptari Shaip Kamberi ruan mandatin






