Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç shpall fitoren: Marrim më shumë se 125 deputetë! Projeksionet nxjerrin partinë e Vuçiç fituese, shqiptari Shaip Kamberi ruan mandatin

Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç shpall fitoren: Marrim më shumë se 125 deputetë! Projeksionet nxjerrin partinë e Vuçiç fituese, shqiptari Shaip Kamberi ruan mandatin

Foto nga proces votimi

SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka shpallur fitoren e Partisë Përparimtare Serbe në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Brnabiç tha se partia e tyre do të marrë më shumë se 125 mandate deputetësh, ndërsa projeksionet nxjerrin fitues sërish partinë e Vuçiç me 129 deri në 133 deputetë.

Brnabiç tha se rezultatet e para në 50 për qind të vendvotimeve tregojnë se partia ka fituar 47.1 për qind të votave. Sipas këtyre parashikimeve, sipas saj, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” ka fituar 23 për qind të votave dhe Partia Socialiste e Serbisë, 6.7 për qind të votave.

“Vetëm lista jonë do të ketë më shumë se 125 mandate parlamentare”, ka thënë ajo.

Serbia mbajti sot, 17 dhjetor zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale. Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, ku raportohet se pjesëmarrja në votime ka qenë 55.5% deri në orën 19:00. Fillimisht po numërohen votat për Parlament, më pas për ato lokale. Në këto zgjedhje shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garuan me dy lista. Sipas projeksioneve, shqiptari Shaip Kamberi ruan mandatin si deputet, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit nuk ka deputet.

Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) i Serbisë njoftoi se të drejtë vote kishin 6 milionë e 500 mijë e 666 qytetarë. Zgjedhjet e së dielës janë monitoruar nga 5.587 vëzhgues vendas dhe të huaj - numër rekord i vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet paraprake. Këto janë zgjedhjet e pesta që janë organizuar në Serbi prej vitit 2012, dhe janë mbajtur vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.

Gjithsej 18 parti dhe koalicione u vunë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e rreth 6.5 milionë votuesve. Pragu për të hyrë në parlamentin prej 250 vendesh është 3 për qind. Dy sulme masive në muajin maj që lanë pas vetes 17 të vrarë, përfshirë nëntë nxënës të një shkolle fillore, çuan në protesta që tronditën pushtetin e presidentit serb Vuçiç dhe partisë së tij. Pakënaqësitë u thelluan nga rritja e inflacionit, i cili arriti ne 8 për qind në muajin nëntor.

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor

Rasha Nedellkov, drejtor i organizatës joqeveritare për vëzhgim zgjedhjesh CRTA, ka pretenduar se vëzhguesit e organizatës janë sulmuar fizikisht dhe makinat e tyre janë dëmtuar rëndë në komunën Oxhaci në veri të Serbisë. Policia e ka arrestuar gjatë ditës një të dyshuar lidhur me këtë incident dhe është thënë se po kryhen hetime.

Nedellkov ka shtuar se ka pasur votues që janë marrë me autobusë prej entitetit serb të Bosnje -Hercegovinës, për të votuar në Beograd. Misioni Vëzhgues për Demokraci dhe Zgjedhje të Lira – i themeluar në Beograd më 1997 - ka raportuar se ka parë “mosrespektim të përsëritur” të procedurave zgjedhore në disa qendra të votimit dhe prezencë të “materialit propagandues”.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se i ka vizituar disa qendra zgjedhore në Beograd.

“Ambasada amerikane i ka 14 ekipe të shpërndara nëpër Serbi dhe Beograd”, ka thënë ai, teksa ka komentuar praninë e vëzhguesve të huaj në këto zgjedhje.

Serbët e Kosovës udhëtuan drejt Serbisë për të votuar

Banorët serbë të Kosovës janë nisur që në mëngjes për në Serbi, për të votuar për zgjedhjet.   Në orë e paradites, në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë - Merdare, Jarinje dhe Bërnjak - janë krijuar kolona të gjata.  Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë - në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Komisioni Zgjedhor në Serbi, ka thënë se deri në orën 18:00 kanë votuar rreth 22.000 votues serbë nga Kosova, nga rreth 122.000 sa kanë pasur të drejtë.

Thirrje shqiptarëve në Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës së Beogradit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, projeksionet nxjerrin fituese partinë e Vuçiçit! Shaip Kamberi ruan mandatin

1702215192_aleksandervucic.jpg

Forca politike e Aleksandër Vuçiç me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë forcë qeverisëse e shtetit serb edhe për një mandat tjetër, kjo e parashikuar nga sondazhet në Serbi.

Kompania e sondazheve ‘IPSOS’, në exit-pollin e saj, deri më tani nxjerrin fitues Vuçiçin, pasi sipas projeksioneve forca e tij politike pritet të marrë 126 mandate në parlamentin serb.

Edhe projeksionet e “Serbia nuk duhet të ndalojë”, reflektojnë qëndrimin në pushtet të partisë së Vuçiçit.

Po ashtu, deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka probabilitet të lartë të ruajë mandatin e tij dhe të vazhdojë advokimin në Parlamentin e Serbisë, për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Ora 22:03
Zgjedhjet në Serbi, Brnabiç shpall fitoren: Marrim më shumë se 125 vende parlamentare

Kryeministrja dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe, Ana Brnabiq, ka folur pas mbylljes së votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato loakle në Serbi. Në një deklaratë për mediat, Brnabiç shpalli fitoren duke thënë se partia e tyre do të marrë më shumë se 125 vende parlamentare

“Vetëm lista jonë do të ketë më shumë se 125 mandate parlamentare”, theksoi kryeministri.

Branbiq hodhi poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe blerje votash, dhe ndikimin e SNS-së te votuesit, dhe në të njëjtën kohë akuzoi partitë opozitare për shkelje të rregullave zgjedhore.

Pastaj kanë gënjyer se nuk kanë kërkuar letërnjoftime në Vraçar. Të cilat janë të gjitha gënjeshtra brutale dhe gënjeshtra famëkeqe, lehtësisht të verifikueshme. Para së gjithash, kontrollorët e SNS-së nuk mund të ndikojnë në këto gjëra, dhe opozita kishte 80 për qind të kontrollorëve - tha ajo.

Ajo thotë se e vetmja parregullsi ka qenë incidenti në Oxhaci.

- Personi është ndaluar, sipas rregullores. Një brutalitet i tillë i thyerjes së heshtjes zgjedhore nuk është parë kurrë - thotë kryeministri.

Ora 21:50
Shqiptarët garuan të ndarë në zgjedhjet në Serbi, gazetarja Saqipi për Report Tv: Me gjasë sigurojnë vetëm një vend në parlamentin serb

Gazetarja Ardita Saqipi ka folur për Report Tv lidhur me procesin zgjedhor në Serbi, ku shqiptarët garuan me dy lista të ndara. Gazetarja Saqipi thotë se interesimi i qytetarëve për të votuar ka qenë më i lartë se një vit më parë.

Sa i takon partive shqiptare, ajo thotë se është shumë e vështirë që të sigurojë dy vende në parlamentin serb, ndërsa gjasat janë që të fitojnë vetëm një.

“Interesimi i qytetarëve ishte i jashtë, në gjithë territorin është shënuar një rritje prej 47% e daljes së qytetarëve, krahas 41% që ishte një vit më parë. Edhe në komunn  e Preshevës ishte i konsiderueshëm, mbi 15% edhe duke e ditur që ka kaluar gati gjysmë ore që ka nisur numërimi. Në Bujanovc, mbi 30%, numri më i rritur krahas komunës së Preshevës. Në Luginën e Preshevës nuk janë evidentuar parregullsi.

Gjasat janë të konsiderueshme, të sigurohet një vend. Edhe pak kohë ka mbetur për verifikimin e rezultateve, nëse do sigurohet një ulëse, mbase edhe dy. Gjasat janë të ulëta të sigurohen dy vende.

Ora 20:00
Mbyllet procesi i votimit në Serbi, nis numërimi, pjesëmarrja 55.9%

1702841877_ooootttt.JPG

Serbi

Procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi është mbyllur në orën 20:00. Raportohet se pjesëmarrja në votime ka qenë 55.9% dhe se ka nisur procesi i numërimit të votave.

Fillimisht do të numërohen votat për Parlamentin, më pas ato lokale.

Ora 15:44
Kosova shton forcat e policisë në kufirin me Serbinë

1702824492_rrtttyy.JPG

Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare

Zgjedhjet në Serbi kanë sjellë nevojën për shtimin e forcave të policisë së Kosovës në kufirin mes dy vendeve.

Mediat kosovare bëjnë me dije se shkak i këtij vendimi janë qarkullimet e shumta të serbëve të Kosovës, të cilët shkojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, që po mbahen sot.

“Të gjitha angazhimet policore në terren, përfshirë ato kufitare do të zbatohen sipas procedurave të parapara ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mundësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”,- bën me dije Policia e Kosovës.

“Për shkak të fluksit të qytetarëve dhe procedurave kufitare, ka ndikuar në krijimin e disa pritjeve të kalimit kufitar në disa pikë kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, ku për të shmangur këto pritje Policia e Kosovës ka angazhuar personel shtesë, në mënyrë që të kemi një menaxhim sa më efikas të kufijve shtetëror ashtu siç parashihet edhe me MIK, (menaxhimi i integruar i kufirit)”,- thekson ajo.

Ora 14:32
VIDEO/ Akuza për zgjedhjet, mediat në Serbi: Janë kërcënuar qytetarë dhe po fotografohet vota

1702820036_fofo.jpg

Foto nga momentet e dyshimta ndaj fotografimit të votës në Serbi

Nga hapja e qendrave të votimeve deri në orën 09:00, vëzhguesit e Kreni-Promenit kanë vërejtur parregullsi serioze në votimet e qytetarëve në Beograd, Krajevë, Loznicë dhe Novi Sad.

“Në Beogradin e Ri ka pasur presion mbi votuesit dhe “trenin bullgar”, të cilët paraqesin një formë më të rëndë të parregullsive zgjedhore. Një grup burrash u pa duke zbritur nga një xhip dhe duke iu afruar votuesve me letra. Pas raportimit të ngjarjes, menjëherë kemi njoftuar organet kompetente”, është bërë e ditur nga Kreni-promeni.

Lëvizja ka publikuar edhe një video nga Beogradi i Ri nga rruga Mileva Marić Einštajn në rrjetet sociale. Krahas kësaj, Kreni-promeni thekson se janë evidentuar edhe një sërë parregullsish të tjera zgjedhore dhe se në shumë raste anëtarët e komisioneve zgjedhore nuk ndjekin procedura të rëndësishme për ushrtuar votën.

Parregullsitë e vërejtura nga vëzhguesit tanë janë shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në shumë qendra votimi filloi dita e votimit pa futur fletën e kontrollit në kutinë e votimit në qendrën e votimit në Stari Grad, shumë kuti nuk ishin fare të vulosura (Stari Grad, Banjica, Kraljevë) dhe votuesit në vendvotime, kanë bërë fotografi të fletëve të votimit, që është shkelje e fshehtësisë së votës”, njoftuan nga Kreni-promeni dhe shtuan se vëzhguesit e tyre i kanë regjistruar këto të dhëna sipas rregullave ligjore.

Kreni-promeni tha gjithashtu se gjatë ditës së zgjedhjeve do të vazhdojnë të informojnë opinionin për parregullsitë që vërejnë vëzhguesit e tyre. Krahas 233 vëzhguesve të akredituar, Kreni-pereni organizoi trajnimin dhe regjistrimin e 1000 kontrollorëve të opozitës.

Komisioni i Qytetit të Zgjedhjeve në Beograd ka deklaruar se janë krejtësisht të pasakta pretendimet për parregullsi në qendrat e votimit, ku thuhet se votimi ka filluar pa vulosur kutitë e votimit dhe se fleta e kontrollit nuk është futur më parë.

Të gjitha kutitë e votimit janë vulosur para fillimit të votimit dhe në to është vendosur një fletë kontrolluese e mbushur siç duhet, raporton GIK.

Gjithashtu, GIK nuk ka marrë informacion nga asnjë komision votimi nga territori i Beogradit të Ri për parregullsi në vetë vendvotimet, si dhe rreth vendvotimeve, thuhet në komunikatë.

Ju kujtojmë, lista Serbia kundër dhunës njoftoi se përfaqësuesja e tyre në komisionin zgjedhor lokal në Ruski Krstur, në komunën e Kulës, u sulmua pasi kishte vërejtur persona të paakredituar.

 

Ora 14:10
Zgjedhjet në Serbi/ Kamberi fton qytetarët të votojnë: Kosova dhe Shqipëria s’kanë faj që shqiptarët po garojnë me dy lista

1702818576_hsa.jpg

Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, tashmë ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po mbahen atje.

Në një postim në Facebook, Kamberi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj Shqiptarët e Luginës së Preshevës të shfrytëzojnë masovikisht të drejtën e tyre të votës dhe të sigurojnë përfaqësim parlamentar”, ka shkruar Kamberi.

Ndërsa në deklaratën e tij para mediave ai është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat….Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shkroi më tej Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Kamberi theksoi se në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin.

Ora 13:27
Zgjedhjet në Serbi/ Kryetari i komunës së Preshevës pesimist për përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin serb: Pak qytetarë po votojnë, jemi përçarë

1702816112_k.jpg

Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” votoi në fshatin Tërnavë, nga ku foli për një numër të vogël të shqiptarëve për të votuar.

Arifi tha se kjo ndodh për shkak të përçarjeve mes shqiptarëve në Luginë, ndërsa u shpreh pesimist se shqiptarët do të kenë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, tha Arifi.

Bojkoti, siç tha ai, është faturë ndaj lidershipit shqiptar. Në Serbi sot (17 Dhjetor) po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat shqiptarët po garojnë të ndarë në dy lista zgjedhore.

Ora 12:50
Zgjedhjet në Serbi/ Osmani thirrje shqiptarëve të Luginës që të votojnë: Kundërpërgjigja më e duhur ndaj politikave të Beogradit

1702387413_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me rastin e zgjedhjeve që po mbahen sot atje.

Osmani ka theksuar se pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës së Beogradit.

POSTIMI I PLOTË:

Mesazh nga Presidentja Vjosa Osmani për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit:

Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative.

Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit. Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar. 

 

Ora 11:11
Zgjedhjet në Serbi/ Voton kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

1702807893_hsq.jpg

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë (17 Dhjetor) në Serbi.

Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi’ udhëhiqet nga Shaip Kamberi.

Liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.

Ora 10:42
Vuçiç voton në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale: Presim një fitore absolute

1702806116_vuc.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka votuar këtë të diel (17 Dhjetor) në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që po zhvillohen në Serbi.

Vuçiç tha se Serbia në të ardhmen do të kishte shumë punë të rëndësishme. 

Po ashtu ai shprehu mendimin e tij duke thënë se kjo ishte një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që Serbia të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit.

“Pres një pjesëmarrje shumë të mirë. Ne krijuam një turmë këtu, më të madhe se sa do të ishte zakonisht. Pres një pjesëmarrje të mirë dhe një fitore vendimtare. Shpresoj që të gjithë të përfshirë në zgjedhje të sillen në mënyrë racionale dhe të përgjegjshme, edhe pse nuk jam i sigurt për këtë. Unë pres që Serbia në të ardhmen do të ketë shumë punë të rëndësishme. Ka shumë për të bërë. Kur them ‘fitore vendimtare’ besoj se aleanca “Serbia nuk duhet të ndalet” (aleanca zgjedhore ku bën pjesë edhe Partia Progresive Serbe e Vuçiçit) do të ketë ose do të jetë afër shumicës absolute. Mendoj se kjo është një detyrë e rëndësishme, një kërkesë madhore që Serbia të vazhdojë në rrugën e përparimit dhe suksesit”, tha Vuçiç.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/12/2023 23:38

    Urinen Edvin shkjaut shqipfolës që i shpall furiren vllaut vucic ende Pa i shpall vet serborusia

    Përgjigju
  • Bledi: 17/12/2023 23:34

    E njejta histori,te ndare ne dy lista,si ne maqedonin e veriut,smeret vesh kush ver pjese ne zgjedhje.

    Përgjigju
  • Baçi: 17/12/2023 21:48

    Rrace e keqe shqiptari o shok. E ka dreqin ne bark e kurr ska me bo hajer. Le ti menaxhoj serbi se ma mir kan qen kur kan qen bashk

    Përgjigju
  • Alb: 17/12/2023 21:09

    Shqiptaret si gjithmone te percare mren e jashte. Edhe armiku i jon e ka kuptu meltalitetin ton. Naten e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës