Foto: Dejan Jankoviç
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën e 17 prillit, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Zulfaj thotë se autoritetet serbe kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.
Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.
Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet” shkruan ai.
REL informon se brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviç - i cili vjen nga komuna e Shtërpcës - është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.
Nadalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë
Little Putin in Belgrade cannot handle Kosova's success. After yesterday's successful vote at PACE he has launched massive arrests at border crossings, detaining hundreds of Kosova citizens, including the deputy director of the Kosova Police, Dejan Janković (who is from the Serb…
— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) April 17, 2024
Lajmi kryesor: