SERES EP, Kurum teknologji
 të re për mbrojtjen e mjedisit

SERES EP, Kurum teknologji<br /> të re për mbrojtjen e mjedisit
ELBASAN - Kompania e celikut Kurum ka filluar zbatimin e një teknologjie të re për mbrojtjen e mjedisit. Kjo kompani po përdor pajisje inovatore me lazer për të mbajtur nën kontroll dhe zvogëluar në maksimum emetimin e pluhurave nëpërmjet sistemit të filtrimit.

Bëhet fjalë për SERES EP 1000 A është teknologjia e licensuar nga Ministria Franceze e Industrisë dhe e Mjedisit. Sipas përfaqësuesve të kompanisë, shprehen se kompania respekton me transparencë të gjitha normat mjedisore dhe është e përkushtuar ndaj këtij misioni kaq të rëndësishëm për të.

“Fakti që ne në oborret e fabrikave tona kemi pemë frutore nga më të ndryshmet, zarzavate që i konsumojmë edhe vetë është një argument për të treguar se aktiviteti i Kurum është brenda të gjtiha standardeve dhe kompania ka bërë të gjitha investimet e duhura sidomos për çështjen e mjedisit.” –tha Dogan Kenet, kryetar i grupit të çeliqeve te Kurum Holding
 
Gjithashtu ai sqaroi edhe akuzat se kjo kompani nuk përdor filtrat gjatë natës.

“Për të vërtetuar nëse Kurum i fik apo jo filtrat gjatë natës është fkati që ne gjatë fundjaves punojmë me tre turne dhe po të ishte diçka e tillë të shtinë dhe të diel kjo gjë do të vihej re fiken apo jo filtrat. Por edhe teknikisht është e pamundur të fiken filtrat gjatë operimit të aktivitetit sepse në momentin që nuk punon sistemi i filtrimit, tymi ngelet aty dhe punëtorët nuk shikojnë dot. Por edhe makineritë për dalin jashtë përdorimit nëse nuk do të punonte sistemi i filtrimit. Kështu që procesi i filtrimit është pjesë baze për vijim e punës.”- tha Dogan Kenet, kryetar i grupit të çeliqeve te Kurum Holding

Qendra e kompanisë me te madhe në botë të çeliqeve në botë ndodhet ne Luksenburg dhe ajo ka teknologji të njejtë me kompaninë “Kurum” tha profesori Mario Hirsch.

 “Zhvillimi industrial ka impakt të jashtëzakonshëm në rritjen ekonomike të një vendi. Kompania me madhe ne bote e prodhimit te çelikut ndodhet në Luksemburg dhe un mund te them me siguri se ajo ka të njëjtën teknologji të avancuar si kompania KURUM.  Luksemburgu ndonëse është shtet i vogël impakti I tij në ekonominë botërore është I madh dhe kjo falë zhvillimit të industrisë.”-tha profesori Mario Hirsch.

Qindra të rinj kanë vizituar ambientet e kompanisë Kurum në Elbasan, në kuadrin e iniciatives “Open day” për të parë nga afër punën dhe këtë risi teknologjike. Vizitorët, janë njohur edhe me praktikat e punësimit në një prej kompanive më të mëdha në Shqipëri. Kompania Kurum punëson mbi 700 familje shqiptare.

KURUM International arrin të prodhojë 1500 tonë çelik sizmik në ditë dhe gjysma e kësaj sasie absorbohet nga tregu i brendshëm, ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për eksport, në tregjet e rajonit (Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Hungari dhe Kroaci), ndërsa synohen dhe tregjet e Italisë dhe të Spanjës. Prodhimi vjetor arrin minimalisht në 200 mijë tonë. Xhiroja vjetore e kompanisë në vitin 2013 arriti në 176 milionë Euro.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim